Sport

Probleme familjare, Zidane braktis Real Madrid në Kanada


               Publikuar në : 18:12 - 12/07/19 |
Opi Nion

Zinedine Zidane nuk do të jetë i pranishëm në grumbullimin e Real Madrid në Montreal.

Mësohet se Zidane i është dashur të braktisë skuadrën e tij për një problem të rëndësishëm familjar.

Lajmi është bërë i ditur nga vet klubi i Realit;  “Trajneri ynë, Zinedine Zidane, nuk do të jetë në grumbullimin parasezonal në Montreal për arsye personale. Deri në kthimin e tij, seancat stërvitore do të drejtohen nga trajneri i dytë, David Bettoni”.

Sipas “AS”, Zidane do të rikthehet shumë shpejtë në stolin e Real Madrid dhe të drejtojë skuadrën në ndeshjen e parë miqësore të verës, që Reali do ta luajë ndaj Bayern Munchen në 21 korrik./ Opinion.al E.Xh.

Pas