Bota

Brexit/ Theresa May: Po largohem krenare dhe e zhgënjyer


               Publikuar në : 19:47 - 12/07/19 |
Opi Nion

Kryeministrja britanike në largim, Theresa May, është shprehur se po largohet nga detyra e saj krenare, por dhe zhgënjyer, pasi dështoi për të udhëhequr vendin në procesin e Brexit-it.

Parlamenti britanik rrëzoi marrëveshjet e hartuara nga kabineti “May” për të negociuar me Bashkimin Evropian.

Kryeministrja britanike në largim tha se ajo dështoi të realizonte marrëveshjen, pasi kishte nënvlerësuar opozitën e ligjvënësve.

“Kishte momente kur isha ulur këtu dhe mendoja se do të kisha dashur Brexit të ndodhë, do të doja që t’ia kishim dalur ta menaxhojmë atë proces”, deklaroi May.

Pasi ligjvënësit britanik u kundërshtuan çdo marrëveshje të propozuar, Theresa May, u detyrua të dorëhiqet nga udhëheqja e Partisë Konservatore, dhe rrjedhimisht nga detyra e kryeministres./ Opinion.al E.Xh.

Pas