Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare dominojnë deri në mesditë në të gjithë Shqipërinë.
Pas mesditës pritet shtim i vranësirave ne të pjesën më të madhe të vendit duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtër shiu. Orët e pasdites rikthejnë kthjellimet në vend.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes dhe mesditë duke luhatur ekstremumet ditore nga 17°C deri në 36°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë./ Opinion.al