Bota

Rritet çmimi i naftës pas tensioneve në Lindje të Mesme


               Publikuar në : 08:37 - 17/06/19 |
geliano fataj

Çmimet e naftës janë rritur të hënën në bursa, pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Uashingtoni ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar lëvizje të sigurt në Lindje të Mesme.

Ai i ka bërë këto komente një javë pas rritjes së tensioneve, si pasojë e sulmeve në disa anije transportuese të naftës. Çmimet kanë shënuar rritje për 4.5 për qind që ditën e enjte, pas sulmeve në dy anije afër Iranit dhe Ngushticës së Hormuzit.

Kjo ka qenë hera e dytë në një muaj që kanë ndodhur sulme në zonën më të rëndësishme në botë, sa i përket furnizimeve me naftë.

Këto sulme kanë ndodhur në kohën e rritjes së tensioneve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pasi Uashingtoni e fajëson Teheranin për sulmet e së enjtes, ndërsa ky i fundit i mohon akuzat.

Përveç kësaj, këto dy shtete kanë mosmarrëveshje që nga koha kur SHBA-ja është tërhequr nga marrëveshja bërthamore që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore./ Opinion.al

Pas