Aktualitet

Ditëlindja që u kthye në mort, hetimet e para për aksidentin


               Publikuar në : 08:57 - 17/06/19 |
geliano fataj

Ekspertë të Policisë Rrugore, një ditë pas aksidentit tragjik, thonë se automjeti me të cilin udhëtonin viktimat, ka qenë me një shpejtësi mbi 110 km/h, në momentin që ka humbur kontrollin.

Shenjat e frenimit mbi rreth-rrotullim tregojnë se drejtuesi i makinës Arlintin Alia, kishte tentuar të mbante nën kontroll automjetin, por shpejtësia mbi normat e ka bërë të pamundur futjen në trajektoren e rrugës.

Automjeti tip BMW fillimisht është përplasur me bordurën e rreth-rrotullimit të TEG-ut dhe pasi ka përshkruar të gjithë rreth-rrotullimin është përplasur me bordurën e rrugës.

Pas përplasjes së dytë, makina është rrotulluar për më shumë se 30 metra duke ndaluar pranë vijës ndarëse të rrugës që lidh Elbasanin me Tiranën.

*Viktimat e aksidenti tragjik janë: Florida Bibaj, 22 vjeç dhe dy prindërit e saj Bardhok Bibaj, 62 vjeç dhe Valentina Bibaj, 54 vjeçe, nga Mirdita. E plagosur rëndë mbeti vajza tjetër e çiftit, Xhuljana Bibaj, 26 vjeç dhe shoferi i automjetit, Arlintin Alia, i afërm i familjes.

Vajza e vogël e çiftit Bibaj, që po ashtu humbi jetën në aksident, sapo kishte festuar 22-vjetorin e lindjes në një lokal në Elbasan dhe po ktheheshin drejt banesës në Bathore të Tiranës./ Opinion.al

Pas