Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Princi saudit i kurorës i ka duart të lyera me gjak

2021/02/28 at 10:55 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Princi saudit i kurorës i ka duart të lyera me gjak

Nga Rainer Sollich

Kthesë në Uashington: Një raport i CIA-s bën fare të qartë, se ç’rol ka luajtur princi saudit i kurorës Mohamed bin Salman në rastin e vrasjes së gazetarit Khashoggi.

Pas publikimit të raportit të CIA-s janë shmangur edhe dyshimet e fundit: Vrasja e gazetarit kritik ndaj qeverisë Jamal Khashoggi më 2018 në Stamboll ka ndodhur me porosi ose të paktën me dijeninë e princit saudit Mohamed bin Salman. Ky nuk ka qenë një aksion i dalë jashtë kontrollit i një komandoje shtetërore vrasëse pa dijeninë dhe porosinë „nga lart”, sikurse është përpjekur t’i mbushë mendjen botës dhe qytetarëve të vet oborri mbretëror saudit.

Shkelje e pafalshme e civilizmit

Në këtë mënyrë është e qartë: MbS, siç e quan veten princi, mban përgjegjësi të plotë për një krim mizor politik në dekadën e kaluar: Gazetari u fut në një kurth dhe u vra, sepse pushtetarëve në Riad nuk i pëlqente kritika e vazhdueshme që publikonte në mediat e SHBA-së Jamal Khashoggi.

Trupi i tij më pas me sa duket është coptuar me sharrë dhe është djegur me acid: Një vrasje e tmerrshme dhe e paimagjinueshme në „stilin e mafias”, që e ka njollosur keq reputacionin e Arabisë saudite në rajon dhe në mbarë botën. E ajo është edhe një shkelje e rëndë e civilizimit, që nuk mund të justifikohet me asgjë e që bota nuk duhet ta pranojë kurrë.

Sundimtar me dy fytyra

Ndërkohë që MbS si pasues i fronit dhe si një pushtetar që sot vepron jo zyrtarisht ka edhe merita, veçanërisht sa i përket një liberalizimi gradual, por të dukshëm të shoqërisë dhe një vlerësim të ndjeshëm të rolit të gruas në shoqëri. Janë të shumtë të rinjtë sauditë që shohin tek ai një figurë shpresëdhënëse dhe e nderojnë atë si një popstar.

Por Mohamed bin Salman ka edhe një anë tjetër, që moralisht është mjaft e rëndë: Ai i ka duart të lyera me gjak. Jo vetëm me gjakun e Jamal Khashoggit, por edhe me gjakun e shumë njerëzve të tjerë të pafajshëm, që kanë humbur jetën në luftën e vazhdueshme me Jemenin fqinj prej sulmeve saudite nga ajri  ndaj shkollave apo shtëpive.

Presidenti i deritanishëm i SHBA-së, Donald Trump, i dinte të gjitha këto fare mirë – dhe ai megjithatë e ka mbrojtur MbS si gjoja partnerin shembullor në Lindjen e Mesme. Pasuesi i Trumpit, Joe Biden përpiqet tani me ndihmën e raportit të CIA-s dhe duke theksuar veçanërisht të drejtat e njeriut, që ta izolojë politikisht Mohamed bin Salman dhe t’i vendosë mbi një bazë të re marrëdhëniet midis dy vendeve.

Por Biden është i tërhequr sa u përket sanksioneve direkte kundër princit të kurorës, i cili ndërkohë në shumë vende të BE-së është shpallur person i padëshiruar. E këtu është fare i qartë rreziku: Nën MbS Arabia Saudite rrezikon të vazhdojë të mbetet si një shtet pariah duke pësuar si rrjedhojë edhe dobësimin e interesave të veta.

Etiketa: KhashoggiRainer Sollich

Ju sugjerojmë

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
-U tha në Opinion

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

4 Dhjetor, 2025 10:17 pm
Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
-U tha në Opinion

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

4 Dhjetor, 2025 9:48 pm
Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
-U tha në Opinion

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 9:46 pm
“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
-U tha në Opinion

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

4 Dhjetor, 2025 9:33 pm
Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës
-U tha në Opinion

Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

4 Dhjetor, 2025 9:27 pm
Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet
Politikë

Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 8:51 pm
Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës
Kronikë

Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës

4 Dhjetor, 2025 8:08 pm
Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit
Bota

Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit

4 Dhjetor, 2025 7:36 pm
Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë
Kryesore

Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë

4 Dhjetor, 2025 7:21 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

PD udhëzon nisjen e procesit të analizës për zgjedhjet e 11 majit

4 Dhjetor, 2025 7:15 pm
Para
Vaksina/ Rama: Presim të sigurojmë një sasi të konsiderueshme dozash

Vaksina/ Rama: Presim të sigurojmë një sasi të konsiderueshme dozash

Evis Kushi mposht COVID-19:Dëshirë të madhe për të shërbyer me përgjegjësi

Evis Kushi mposht COVID-19:Dëshirë të madhe për të shërbyer me përgjegjësi

Pesë viktima gjatë protestave në Mianmar

Pesë viktima gjatë protestave në Mianmar

TE FUNDIT

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
4 Dhjetor, 2025

Mbrëmjen e së enjtes, në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, diskutoi mbi situatën aktuale...

Lexo më shumë

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
4 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, Ervin Salianji i ka kthyer përgjigje akuzave se ka hapur “një front të dytë” në Partinë Demokratike...

Lexo më shumë

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
4 Dhjetor, 2025

Ervin Salianji i është përgjigjur nga emisionin “Opinion” kryedemorkatit Sali Berisha në lidhje me komentet e bëra për takimet e...

Lexo më shumë

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
4 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” ish-deputeti Ervin Salinji thotë se PD ka nevojë për një riorganizim, duke theksuar se deri më tani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com