Aktualitet

Princesha Diana kishte paralajmëruar vrasjen e mundshme të saj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:14 - 07/07/16 |
b.f

Një video e princeshës së Wellsit, Diana, ka filluar të shpërndahet me të madhe në internet. Kjo video është një pjesë e një interviste të saj e dhënë për televizion britanik BBC në nëntor 1995.

Aty Diana  tregon se  është vetë familja mbretërore që nuk e do atë dhe nga e cila frikësohet. Ajo pyetet nëse do të bëhet Mbretëreshë, por e mohon.

Ndër të tjera në këtë intervistë, ajo sikur e paralajmëron edhe vdekjen e saj dhe njëkohësisht edhe përgjegjësit e mundshëm që në këtë rast është vetë  Familja Mbretërore.

Diana humbi jetën në një aksident trafiku në një tunel në Paris në vitin 1997 së bashku me të dashurin e saj egjiptian, Dody Al Fayed, transmeton lajmi.net.

Ajo ishte e martuar me princin Charles dhe la pas vetës dy djemtë, princat William dhe Harry.Bashkëshorti i saj Charles më vonë u martua me të dashurën e tij, dukeshën Cammila.

Në vazhdim po ju sjellim të përkthyer këtë intervistë të saj.

Gazetari: Mendoni se do të bëheni mbretëreshë?

Diana: Jo, nuk mendoj.

Gazetari: Pse mendoni kështu?

Diana: Më pëlqen të jem mbretëreshë e zemrave të njerëzve. Në zemrat e njerëzve. Por nuk e shoh vetën të jem një mbretëreshë e këtij vendi. Mendoj se shumë njerëz nuk duan të më shohin mua si mbretëreshë. Kur them shumë njerëz, e kam fjalën për këtë establishment për të cilin unë jam e martuar. Sepse ata kanë vendosur se unë jam e dështuar.

Gazetari: Pse mendon se ata kanë vendosur në këtë mënyrë?

Diana: Sepse unë i bëj gjërat ndryshe. Sepse unë nuk i ndjek rregullat e shkruara në libër. Sepse unë drejtohem nga zemra e jo nga koka. E krejt kjo më sjellë probleme në punën time, dhe unë e kuptoj këtë. Por dikush duhet të dalë nga këtu dhe t’i dojë njerëzit dhe t’i shfaqë ata.

Gazetari: Dhe ju mendoni se nga mënyra se si ju silleni, ju parandalon ju të bëheni mbretëreshë?

Diana:Ndoshta jo të më parandaloj, nuk do ta thosha këtë. Por mendoj se nuk kam shumë mbështetës në atë mjedis që e kisha dikur.

Gazetari: Ju mendoni në familjen mbretërore?

Diana: Po! Në njëfarë mënyre ata më shohin si kërcënim. Unë jam këtu të bëj mirë. Nuk jam një person destruktiv.

Gazetari: Pse ju shohin ju si kërcënim?

Diana: Çdo grua e fortë në histori, duhet të ecë një rruge të ngjashme. Kjo rrugë është një forcë e cila shkakton konfuzion dhe frikë. Pse është e fortë? Nga ku e merr këtë forcë? Ku e bartë këtë forcë? Kur do ta përdorë këtë forcë? Pse publiku edhe më tej e mbështetë atë?

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas