Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reagon UEFA: Skënderbeu u përjashtua për bastet anormale në kampionat

2016/07/07 at 9:14 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Reagon UEFA: Skënderbeu u përjashtua për bastet anormale në kampionat

UEFA ka shpjeguar dje vendimin e saj rreth dënimit të Skënderbeut, duke treguar se çfarë ishte marrë për bazë për të përjashtuar korçarët nga Liga e Kampioneve. Organizata që drejton futbollin europian ka bërë të qartë se vendimi nuk është marrë vetëm për “përfshirjen në aktivitete që kanë si qëllim përcaktimin e rezultateve të ndeshjeve” në arenën ndërkombëtare, por edhe për “identifikimin e basteve anormale” në kampionatin shqiptar.


UEFA mirëpret vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për apelimin e bërë nga Klubi Sportiv Skënderbeu kundër vendimit të Komisionit të Apelit UEFA më 1 qershor 2016.

Si rrjedhojë, KAS konfirmon vendimin e marrë nga organet disipinore të UEFA-s për të mos përfshirë Skënderbeun në Ligën e Kampioneve 2016-2017 për shkak të përfshirjes së tij në aktivitete që kanë si qëllim përcaktimin e rezultateve të ndeshjeve (neni 4.02 i rregulloreve të Ligës së Kampioneve).

Kjo çështje konfirmon besueshmërinë e sistemit të detektimit të mashtrimit me bastet të UEFA-s (BFSD) në identifikimin e basteve anormale në ndeshje të luajtura nga klubi shqiptar në arenën ndërkombëtare dhe kampionatin shqiptar.

Pas një investigimi të hollësishëm të ndërmarrë nga UEFA, në bashkëpunim të ngushtë me partnerin e saj Sportradar, inspektorët e disiplinës dhe etikës identifikuan disa skema bastesh të cilat ishin në kundërshtim të plotë me ata që priten në tregjet normale të basteve. Kjo çështje u analizua fillimisht nga Komisioni i Apelit të UEFA-s dhe më pas nga KAS.

Me këtë vendim, KAS mbështet përpjekjet për të mbrojtur si kampionatet e UEFA-s, ashtu edhe ato kombëtare nga manipulimet e ndeshjeve. Kjo gjithashtu tregon besimin që KAS ka në sistemin BFDS të UEFA-s, të krijuar në bashkëpunim me Sportradar, i cili është një mjet instrumental, që ndihmon në garantimin e integritetit të konkurrencës.

BFDS u vu në zbatim në vitin 2009, si përgjigje ndaj kërcënimit në rritje të manipulimit të ndeshjeve si në aktivitetet e UEFA-s, ashtu edhe në kampionatet kombëtare europiane. Roli i tij është të vërë në dukje lëvizjet e parregullta të basteve, si para ndeshjeve, ashtu edhe gjatë tyre, në tregjet kryesore të basteve duke monitoruar të gjithë kompanitë më të mëdha të basteve në Europë dhe Azi. Tregjet kryesore të basteve janë handikapi aziatik, totalet (numri i golave në ndeshje) dhe 1X2 (fitore e ekipit vendas, barazim, fitore e ekipit udhëtues).

Monitorimi i tregjeve të basteve mbulon të gjitha ndeshjet e aktiviteteve të UEFA-s (rreth 2 mijë në sezon) dhe ndeshjet në dy kategoritë më të larta dhe kupat e vendeve anëtare të UEFA-s (rreth 30 mijë ndeshje për sezon). Monitorimi përdor algoritma të sofistikuar dhe modele aritmetike për të krahasuar koeficientat e përllogaritur me koeficientat e kompanive të basteve për të përcaktuar nëse koeficientët në një minutë specifike apo periudhë kohore janë anormale./ Panorama Sport



Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
Bota

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

30 Qershor, 2026 10:47 pm
Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Para
Treshja ‘vrasëse’ e Francës

Treshja ‘vrasëse’ e Francës

“Suksesi” i policisë bashkiake, sekuestron kanaçet në kazanët e plehrave

"Suksesi" i policisë bashkiake, sekuestron kanaçet në kazanët e plehrave

Foto/ Ndeshja e Qeveri VS Ambasada përfundoi barazim

Foto/ Ndeshja e Qeveri VS Ambasada përfundoi barazim

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
30 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të...

Lexo më shumë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}