Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale ka njoftuar se procesi i votimit për primaret ka përfunduar në Durrës, Vorë, Lushnje dhe Dibër.
Primaret u organizuan sot nga Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike për zgjedhjen e kandidatëve për 6 marsin.
Mësohet se procesi është zhvilluar normalisht, ndërsa pritet që publikimi i rezultateve do të bëhet nga Komisionet Vendore të Votimit dhe Numërimit./Opinion.al