Një tjetër emër pritet t’i shtohet sot garës së PD për primaret për Bashkinë e Tiranës.
Mësohet se mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti, do të prezantojë sot kandidaturën e tij.
Në garë janë gjithashtu deputeti Belind Këlliçi, por edhe ish-deputeti i Tiranës Gert Bogdani.
Vetë mjeku në një postim në Facebook ka publikuar një foto me datën e sotme dhe orën 11:00. Pikërisht në orën 11:00 ai do të prezantojë kandidaturën.