Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Beteja për Kavajën, një tjetër demokrat hyn në Primare

2022/11/02 at 10:52 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Beteja për Kavajën, një tjetër demokrat hyn në Primare

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja ka shpallur kandidaturën për të marrë pjesë në primaret e Rithemelimit për Bashkinë e Kavajës.


Lajmin e ka dhënë vetë Qosja përmes një postimi në “Facebook”, ku shkruan se ka vendosur që të kandidojë në primare sepse vendi ndodhet në gjendje dramatike.

Qosja thotë se qëllimi i tij është të përmirësojë gjendjen, e t’iu shërbejë qytetarëve.

Ndërkohë, për primaret e Bashkisë së Kavajës ka zyrtarizuar kanidaturën edhe ish-kryebashkiaku i Kavajës Isa Sakja.

“Banorë të Bashkisë së Kavajës.Dua të ndaj me ju vendimin që kam marrë për t’u futur në garën për Bashkinë e Kavajës, përmes primareve që do të zhvillohen në Partinë Demokratike.

Situata ku ndodhet sot gjithë vendi, por sidomos Bashkia jonë, është dramatike. Ndryshimi mund të vijë vetëm me angazhim, vetëm duke u bërë pjesë e përpjekjes për të mos i lënë gjërat në këtë rrokullisje çdo ditë e më keq.

Në këto kushte, unë vendosa të bëhem pjesë e ketij proçesi, të jap kontributin tim, duke hyrë në këtë garë, ku jam i sigurt se do te dalim te gjithe te fituar. Asgjë nuk do të ndryshojë nëse secili qëndron duke bërë sehir. E ndjej se mund të shërbej, mund të ndihmoj qytetin tim, ku kam lindur, ku kam familjen, e ku po rris dhe djalin tim. Kam bindjen se mund t’i shërbej me përulësi banorëve të mrekullueshëm të Njësive Administrative Golem, Synej, Luz i vogël dhe Helmas. Dua të jemi zëri i qindra mijëra emigrantëve Kavajas, kudo që ndodhen jashtë vendit, duke krijuar ura të sinqerta bashkëpunimi në interes të zhvillimit dhe prosperitetit të Bashkise sonë.

Përgjegjësive nuk i kam ikur asnjëherë, edhe kur kam qënë më i ri. Të marrësh sot përgjegjësi për të hyrë në një garë, me synimin për të përmirësuar gjendjen, e për t’i shërbyer qytetarëve, është angazhim fisnik. Unë vetë do ta vlerësoj këtë nisëm tek çdokush.

Ju e dini shumë mirë se çfarë ka ndodhur këto vite me Kavajën. Eshtë bërë eskperimenti më i keq i rilindjes. U premtua se do të shndërrohej në Venecia me lundrim e me varka, sot kemi një Bashki të falimentuar. Të falimentuar zyrtarisht. Sepse, një model i dështuar, nuk sjell tjetër përvecse dështimin e radhes. E kjo e ka zanafillën tek shmangja e votës dhe shmangja e llogaridhënies. Kujt i jep llogari sot kryetari i Bashkisë? A ndihet ai nën detyrim para qytetarëve dhe banorëve të Kavajës për mungesën e investimeve, për hapësirat që nuk janë, për lulishtet që nuk ekzistojnë, për plazhet e papastruara, për sherbimet qe nuk ofrohen, për kopshtet e çerdhet që na duhen? Për taksat e rritura, për gjobat, për asfiksimin e biznesit të vogël?

Nuk ndihet përgjegjës sepse nuk është votuar, thjesht ka marrë një zyrë që është ndarë si plaçkë në Tiranë, nga bosi i madh i rilindjes. Ndaj janë shumë të rëndësishme primaret që po zhvillohen në PD, sepse është kthim tek themeli, tek vota, tek kontrata me njerëzit.

Pra, përpara se të kërkojmë besimin e mbarë qytetarëve, fillimisht ne luftojmë, garojmë për besimin e anëtarësisë dhe simpatizantëve të PD. Kjo e rrit dyfish përgjegjësinë, dhe llogaridhënien nesër. Jam gati të marr përgjegjësi, me bindjen e palëkundur se ka shumë për të bërë për qytetin dhe zonat rurale , me nje objektiv te qartë për t’i dhënë qytetarëve tanë shërbime cilësore, të harmonizuara, kudo ku banojnë qytetarët tanë dhe në këtë kontekst unë kam shumë për të dhënë, për të dëshmuar që do t’i qendroj besnik angazhimeve t” marra para Jush, duke punuar me Ju, me dedikim dhe ndershmëri. E dua Kavajën dhe i di mirë plagët dhe dhimbjet e saj. Askush nuk bën dot mrekulli dhe nuk e shndërron gjendjen brenda natës. Unë ju garantoj se kam vullnetin për të punuar çdo orë, pa ndërpreje, cdo ditë të jetës time për të zgjidhur problematikat, e për të bërë të mundur që qyteti të ecë përpara me energjinë e vet dhe me mbështetjen e padiskutueshme të Bashkisë dhe zyrës së Kryetarit.

Çdo gje në shërbim të qytetarëve, çdo gjë në shërbim të Kavajës.

Me projekte, me plane konkrete do ta rikthejmë qytetin në lavdinë që i takon, do të krijojmë një mjedis ku njerëzit të kenë mundësi të rriten, të ecin përpara, të krijojnë diçka të tyren, e të mos mendojnë vetëm për të ikur.

Besoj shumë tek gjykimi i sprovuar i anëtarëve dhe simpatizantëve të PD dhe jam i bindur se në fund të këtij procesi, do të jemi më të fortë dhe më të bashkuar”- shkruan Fisnik Qosja.



Ju sugjerojmë

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
Aktualitet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

6 Korrik, 2025 10:18 pm
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

6 Korrik, 2025 9:56 pm
Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
Sport

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

6 Korrik, 2025 9:40 pm
Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
Para
Digjet makina me targa RKS e një serbi në Zubin Potok

Digjet makina me targa RKS e një serbi në Zubin Potok

Alimehmeti shpall kandidaturën për Primaret: Tirana jonë është e sëmurë dhe në krizë

Alimehmeti shpall kandidaturën për Primaret: Tirana jonë është e sëmurë dhe në krizë

Të rinjtë me gomone drejt Britanisë,The Guardian:Shqipëria kritikon Mbretërinë e Bashkuar

Të rinjtë me gomone drejt Britanisë,The Guardian:Shqipëria kritikon Mbretërinë e Bashkuar
















TE FUNDIT

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
6 Korrik, 2025

Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
6 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se kanë aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në betejën kundër zjarreve. Për këtë...

Lexo më shumë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com