Sport

Prezantohet trajneri i ri italian te Partizani


               Publikuar në : 11:30 - 17/06/19 |
Al Do

Ditën e sotme, Partizani ka prezantuar zyrtarisht trajnerin e ri, italianin Franco Lerda.

“Jam i lumtur që jam në Shqipëri, jo vetëm se jemi fqinjë, por kemi dhe nivel kulturor të përbashkët. Njoh shumë shqiptarë. Kam dëgjuar për Partizanin, por jo specifikisht”, u shpreh trajneri i ri.

Lerda ka drejtuar në vitin 2010-2011 Torinon në Serinë A në Itali. Më pas karriera e tij ka vazhduar me Lecen dhe së fundmi më Vicenzën.

Tashmë ai pritet të udhëheqë ‘Demat e Kuq’ në misionin për tu kualifikuar për një nga kompeticionet më prestigjoze europiane.

Lerda zëvendëson Skënder Gegën e larguar edhe pse arriti të rikthejë te titulli skuadrën e Partizanit. /Opinion.al

Pas