Kronikë

Gjykata e Elbasanit lë në burg Florenc Çapen


               Publikuar në : 11:52 - 17/06/19 |
Al Do

Nën masa të forta sigurie është zhvilluar sot seanca gjyqsore në Gjykatën e Elbasanit, ku do të shpallej masa e sigurisë për të arrestuarit e operacionit “Krasta”.

Në seancën me dyer të mbyllura avokati i Çapes, ishte Neshat Thana i cili kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për klientin e tij por kjo gjë u refuzua nga gjykata e cila vendosi për të masën ‘arrest me burg’.

Florenc Çapja akuzohet për tentativën e vrasjes sëish-shefit të policisë rrugore, Fadil Mema, 13 vite më parë, janar 2006. Gjithashtu hetimet vijojnë nëse ai ka lidhje me ekzekutimin e Memës në vititn 2015 në Itali.

Gjyqtarja Miranda Çekrezi dha masën arrest me burg edhe për dy personat e akuzuar si autorë të vrasjes së Gentian Beqirajt dhe babait të tij Nezir Beqiraj në vitin 2012. Përfshirja në këtë ngjarje e Ervis Bardhit dhe Eiten Canit, të dy banues në Elbasan, u zbulua nga hetimet për rreth 1 vit. Dy të akuzuarit mbeten ende në kërkim nga policia. /Opinion.al

Pas