Gjatë konferencës për shtyp nga Tiranë me kryeministrin Rama, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen u ndal edhe tek sulmet mes Izraelit dhe Hamasit, ku u shpreh se të martën do të mblidhet Këshilli Europian dhe do të dënojë sulmin terrorist të Hamasit.
Von der Leyen u shpreh se sipas saj, “Izraeli ka të drejtën që të mbrohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, ndërsa theksoi se duhet ofruar ndihmë humanitare për civilët në Gazë dhe viktimat e Hamasit.
“Me çfarë kam kuptuar nuk është parashikuar një deklaratë në Samitin e Berlinit do të kemi një samit të Këshillit Europian një ditë më pas që do të kemi dhe një deklaratë. Është bërë publike, dënon fort sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izraelin dhe që Izraeli ka të drejtën që të mbrohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Duhet ofruar ndihmë humanitare për civilët në Gazë dhe viktimat e Hamasit. Prandaj kemi trefishuar ndihëm në Rripin e Gazës në 75 mln euro. Kjo është korniza në ditën e martë që është bërë publike”, tha ajo.