Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidentja sllovene në Kuvend: Shqipëria i plotëson kushtet për hapjen e negociatave! Diplomacia, rol kyç  

2024/05/23 at 3:44 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Presidentja sllovene në Kuvend: Shqipëria i plotëson kushtet për hapjen e negociatave! Diplomacia, rol kyç  

Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në Kuvend. Gjatë fjalës së saj, presidentja sllovake ka deklaruar se sipas shtetit që ajo përfaqëson, Shqipëria i plotëson kushtet për hapjen e klasterit të parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. 

“Zgjedhjet europiane do të jenë një tregues i rëndësishëm i drejtimit që Europa dëshiron të ndjekë. Dinamikat e ardhshme të procesit të integrimit europian do të jenë më të parashikueshme, duke përfshirë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, për të cilën kemi interes të veçantë. BE pa Ballkanin Perëndimor nuk është Bashkim Evropian. Për këtë qëllim, anëtarësimi i shpejtë i këtij rajoni duhet të promovohet aktivisht edhe Sllovenia po e bën këtë. Sipas mendimit tonë, Shqipëria i plotëson kushtet për hapjen e klasterit të parë të negociatave. Ne besojmë se Shqipëria mund të jetë një shembull se si përballet me sfidat e vështira të përmbushjes së kushteve. Shqipëria duhet të lejohet të tregojë se mund të jetë një pikë tjetër e ndritshme në procesin e integrimit evropian. 

Këto marrëdhënie dypalëshe janë të vërteta, miqësore. Sllovenia mezi pret ditën kur do të përshëndesë Shqipërinë mes vendeve anëtare të BE. Vendet tona mund të sigurojnë që bashkëpunimi i tyre të rritet dhe më shumë dhe që ne të shfrytëzojmë potenciale, veçanërisht në atë ekonomike. Tregtia mes vendeve është duke u rritur, disi më shumë se 100 milionë Euro. Komunitetet të takohen më shpesh dhe të krijojnë lidhje më të ngushta. 

Ne duhet të punojmë së bashku për një imazh të ndryshëm të rajonit. Sllovenia dhe Shqipëria janë partnerë dhe aleatë në solidaritet dhe me vlerat evropiane. Janë vende që bashkëpunojnë dhe i nxisin të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë. Të jeni miq me vendet fqinje dhe me të gjitha vendet në botë. Besoj se Gjuha Shqipe do të jetë një gjuhë zyrtare mes gjuhëve në BE. Kombet mund të punojnë së bashku dhe të bashkëpunojnë dhe na takon ne politikanëve të ecim në këtë drejtim”, Natasa Pirc Musar. 

Më tej, Presidentja sllovake ka  theksuar rëndësinë e rolit që duhet të mbajnë shtetet ndaj luftërave në botë. 

“Nuk mund të mos vë re se më shumë se 35% e Parlamentit tuaj janë në gra. Kryetarja është një grua dhe kështu është edhe në Slloveni. Po i dërgojmë botës një mesazh të rëndësishëm. Jam shumë e nderuar që më keni ftuar të flas para këtij parlamenti. Bota është e mbushur me sfida. Dhuna dhe jo paqja po gjen rrugën gradualisht në komunitetin ndërkombëtar. U goditëm të gjithë kur dëgjuam për tentativën e vrasjes së Robert Fico. U sulmua dhe demokracia. Këto ngjarje duhet të kuptohen nga një perspektivë më e gjerë, pjesë e ndryshimeve alarmante dhe pasojave për gjithçka që përcakton botën e civilizuar. Komuniteti ndërkombëtar ndodhet në kryqëzim mes të mirës dhe të keqes, e mira bashkëpunim, respekt reciprok, ndërsa e keqja, ndjekje e verbër duke injoruar të tjerët pavarësisht mjetit. 

E keqja duhet të kundërshtohet. Ka vetëm një mënyrë për të përballuar këto sfida, punë në grup, rruga për zgjidhjen e problemeve globale. Vendet e vogla të dobëta para një kundërshtari të fortë, por zëri ynë është i fortë brenda. Nëse dikush e kupton këtë, ajo është Shqipëria në Këshillin e Sigurimit. Duhet të pyesim veten nëse duam të ju bindemi urdhrave të vendeve? A do i nënshtrohemi vendeve që e shkëmbejnë kartën e Kombeve të Bashkuara në podium, apo të kuptojmë se këto modele të kaluara nuk kontriuojnë në ruajtjen e paqes? 

Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës. Pozicioni i vendit tim, Federata Ruse ka shkelur rendin ndërkombëtar pas luftës. Kushtet në Ukrainë të vështira. Rusia nuk ka ndërmend të ndalojë agresionin. Retorika ushtarake është e lartë në Evropë sot, që shqetëson diplomatët edhe më me përvojë. Duhet të ketë reagim të mirë ndaj agresionit në rritje. Këto konflikte duhet të përfundojnë dhe të pranohet që krimet kundër njerëzimit janë kryer. Të aplikohet dhe për vrasjet në Gaza dhe në Izrael. Ne duhet të insistojmë që vrasjet të përfundojnë këtu dhe tani. Ata që janë përgjegjës të ndëshkohen”-tha ajo. 

Ju sugjerojmë

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
Kryesore

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

15 Korrik, 2026 10:34 pm
Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
Kronikë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

15 Korrik, 2026 9:29 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

15 Korrik, 2026 6:36 pm
Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
Bota

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

15 Korrik, 2026 5:32 pm
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
Kryesore

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

15 Korrik, 2026 5:27 pm
Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
Bota

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

15 Korrik, 2026 4:32 pm
Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
Bota

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

15 Korrik, 2026 1:45 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Para
Kompania e sigurimeve Albsig dëmshpërblen 1.5 milion euro në kohë rekord qendrën tregtare në Lushnje

Fakulteti i Ekonomisë dhe Kastrati Group nisin Bashkëpunimin për të Fuqizuar Studentët Ekselentë

Arrestohet sipërmarrësi italian, falsifikoi testamentin e Berluskonit dhe shantazhonte trashëgimtarët

Arrestohet sipërmarrësi italian, falsifikoi testamentin e Berluskonit dhe shantazhonte trashëgimtarët

TE FUNDIT

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
15 Korrik, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha sqaroi në një prononcim për mediat se kandidatët në garën e brendshme për strukturat drejtuese të PD...

Lexo më shumë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
15 Korrik, 2026

Një makinë e Policisë Bashkiake në Vlorë ka përplasur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen...

Lexo më shumë

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
15 Korrik, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate javën e kaluar të fillojë tërheqjen e trupave...

Lexo më shumë

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
15 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës së Qarkut të Kudsit ndërsa rifilluan procedurat në gjyqin e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}