Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fakulteti i Ekonomisë dhe Kastrati Group nisin Bashkëpunimin për të Fuqizuar Studentët Ekselentë

2024/05/23 at 3:57 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kompania e sigurimeve Albsig dëmshpërblen 1.5 milion euro në kohë rekord qendrën tregtare në Lushnje

Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe Kastrati Group kanë zyrtarizuar një partneritet të rëndësishëm nëpërmjet një memorandumi bashkëpunimi që fuqizon lidhjen mes studentëve dhe biznesit.


Ky bashkëpunim synon të garantojë mbështetjen për studentët e shkëlqyer, që të gjejnë hapësira në kompanitë e Kastrati Group për të marrë përvoja pune si edhe të përfshihen në projekte të ndyshme që do u shtojnë vlerë praktike studimeve të tyre.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, e vlerësoi marrëveshjen si një shembull pozitiv të bashkëpunimit mes botës akademike dhe biznesit në favor të talenteve të reja: “Fakulteti e nënshkruan këtë marrëveshje në shërbim të studentëve. Ata do të kenë mundësi të kryejnë praktikë në kompanitë e Kastrati Group dhe të mentorohen nga eskpertë të biznesit. Kam besimin që kjo marrëveshje do të jetë një bashkëpunim i sukseshëm dhe me ndikim pozitiv për të dyja palët” u shpreh Z. Kule.

Për nënshkrimin e kësaj marrëveshje, ishin të pranishëm pedagogë dhe studentë të Fakultetit të Ekonomisë si edhe përfaqësues të Kastrati Group.

Znj. Ornela Bego, Drejtore e Marketingut dhe Komunimit në Kastrati Group, theksoi ndikimin pozitiv që do të ketë kjo marrëveshje jo vetëm në praktikat mësimore, por edhe më gjerë. “Kjo përvojë në fushën e biznesit do t’u sjellë studentëve njohuri të vlefshme dhe përvoja praktike. Jemi të dedikuar që të mbështesim jo vetëm pikat e kësaj marrëveshje, por të jemi përkrah ideve inovative që secili nga studentët ekselentë apo profesorët e këtij fakulteti do të paraqesin. Për ne, edukimi është një nga shtyllat kryesore të përgjegjshmërisë sociale dhe si e tillë, merr një rëndësi të veçantë, aq më tepër me Fakultetin e Ekonomisë që është shtylla e arsimit të lartë në Shqipëri.”

Gjithashtu, marrëveshja lehtëson vizitat edukative në kompanitë kryesore të Kastrati Group, duke përfshirë Tirana International Airport, Uji Selita, MBM Port, Albsig, Kastrati Construction, Auto-Star Albania, etj. Një element i rëndësishëm i këtij bashkëpunimi është edhe ofrimi i leksioneve të hapura nga drejtues të Grupit Kastrati, duke u ofruar studentëve njohuri unike në fushën e biznesit.

Në secilën industri ku operon, Kastrati Group është duke njohur suksese të reja vit pas viti dhe kjo edhe falë dedikimit dhe përkushtimit të një stafi prej më shumë se 4000 punonjësish. Duke konsideruar burimet njerëzore si asetin më të çmuar, rekrutimi i talenteve të reja mbetet në fokus të Kastrati Group.



Ju sugjerojmë

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
Kryesore

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

15 Korrik, 2026 10:34 pm
Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
Kronikë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

15 Korrik, 2026 9:29 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

15 Korrik, 2026 6:36 pm
Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
Bota

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

15 Korrik, 2026 5:32 pm
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
Kryesore

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

15 Korrik, 2026 5:27 pm
Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
Bota

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

15 Korrik, 2026 4:32 pm
Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
Bota

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

15 Korrik, 2026 1:45 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Para
Arrestohet sipërmarrësi italian, falsifikoi testamentin e Berluskonit dhe shantazhonte trashëgimtarët

Arrestohet sipërmarrësi italian, falsifikoi testamentin e Berluskonit dhe shantazhonte trashëgimtarët

Rusia kërcënon Britaninë: Do hakmerremi nëse armët tuaja përdoren kundër nesh nga Ukraina

Rusia kërcënon Britaninë: Do hakmerremi nëse armët tuaja përdoren kundër nesh nga Ukraina

Po garonin në aksin Kuç-Qeparo, 3 çiklistë humbin kontrollin, përfundojnë në spital 

Po garonin në aksin Kuç-Qeparo, 3 çiklistë humbin kontrollin, përfundojnë në spital 
















TE FUNDIT

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
15 Korrik, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha sqaroi në një prononcim për mediat se kandidatët në garën e brendshme për strukturat drejtuese të PD...

Lexo më shumë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
15 Korrik, 2026

Një makinë e Policisë Bashkiake në Vlorë ka përplasur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen...

Lexo më shumë

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
15 Korrik, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate javën e kaluar të fillojë tërheqjen e trupave...

Lexo më shumë

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
15 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës së Qarkut të Kudsit ndërsa rifilluan procedurat në gjyqin e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}