Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti Trump i heq Kamala Harrisit mbrojtjen nga Shërbimi Sekret

2025/08/29 at 4:25 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti Trump i heq Kamala Harrisit mbrojtjen nga Shërbimi Sekret

Presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar mbrojtjen e Shërbimit Sekret për ish-zv/Presidenten dhe kandidaten Kamala Harris, e cila ishte miratuar më parë nga Joe Biden përpara se të largohej nga detyra.


Sipas ligjit amerikan, ish-zv/Presidentja Harris kishte të drejtë të mbrohej nga Shërbimi Sekret për një periudhë prej gjashtë muajsh pas largimit nga detyra në janar, mbrojtje që do të përfundonte në korrik.

Megjithatë, ish-Presidenti Biden kishte urdhëruar zgjatjen e saj me një direktivë ekzekutive edhe për një vit tjetër.

Kjo direktivë është revokuar nga Presidenti Trump përmes një memoje zyrtare që mban datën 28 gusht, ku urdhërohet që nga 1 shtatori të ndalet çdo procedurë sigurie shtesë që tejkalon detyrimet ligjore për Harris.

Kjo lëvizje vjen vetëm disa javë përpara se Harris të nisë një turne kombëtar për promovimin e librit të saj të ri, “107 Ditë”, një kujtim për fushatën e saj të shkurtër dhe të pasuksesshme presidenciale në vitin 2024.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi vendimin, ndërsa burime për CBS thanë se një vlerësim i fundit i kërcënimeve nuk identifikoi rreziqe që do të justifikonin vazhdimin e mbrojtjes për Kamala Harris përtej periudhës gjashtëmujore të parashikuar nga ligji.

Kujtojmë se në vitin 2008, Kongresi amerikan miratoi një ligj që i jep Shërbimit Sekret të drejtën të ofrojë mbrojtje për ish-zv/presidentët, bashkëshortët e tyre dhe fëmijët nën 16 vjeç pas largimit nga detyra.

Që nga largimi i saj nga detyra në fund të mandatit të Biden në janar, kanë kaluar vetëm pak më shumë se shtatë muaj. Bashkëshorti i Harris, Doug Emhoff, e përfundoi mbrojtjen e tij më 1 korrik, në përputhje me afatin ligjor të parashikuar për bashkëshortët e ish-zëvendëspresidentëve.

Me ndërprerjen e mbrojtjes, Harris humbet ekipin e agjentëve që ishin të caktuar për mbrojtjen e saj personale dhe të pronës së saj në Los Anxhelos, si dhe mbrojtjen proaktive përmes zbulimit të kërcënimeve të mundshme.



Ju sugjerojmë

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
Aktualitet

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

15 Qershor, 2026 8:08 pm
Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
Bota

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

15 Qershor, 2026 7:47 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

15 Qershor, 2026 7:07 pm
Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë
Sport

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

15 Qershor, 2026 5:46 pm
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
Bota

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

15 Qershor, 2026 4:52 pm
Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

15 Qershor, 2026 2:57 pm
Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
Te Fundit

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

15 Qershor, 2026 2:32 pm
Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
Sport

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

15 Qershor, 2026 1:52 pm
Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
Kronikë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

15 Qershor, 2026 1:42 pm
U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin
Kronikë

U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin

15 Qershor, 2026 1:39 pm
Para
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë

Zelensky: Nëse Rusia ulet në tryezë, presim reagim të fortë nga aleatët

Gaza, pesë palestinezë humbin jetën nga kequshqyerja, mes tyre edhe fëmijë

Gaza, pesë palestinezë humbin jetën nga kequshqyerja, mes tyre edhe fëmijë

Si vodhi Koreja e Veriut 1,000 Volvo në vitet 1970

Si vodhi Koreja e Veriut 1,000 Volvo në vitet 1970
















TE FUNDIT

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”

Protesta në Tiranë, qytetarët: Do marshojmë vetëm brenda “Unazës”
15 Qershor, 2026

Ka nisur në Tiranë dita e 16-të e protestës jo-partiake. “S’ka PD që na ndalon, ne po bëjmë revolucion”. Me...

Lexo më shumë

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan të ri me Iranin
15 Qershor, 2026

“Marrëveshja e arritur dje me Iranin është funksionale për të ardhmen dhe është në interes të Teheranit ta zbatojë atë”,...

Lexo më shumë

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

Auto-Skicë
15 Qershor, 2026

Ka nisur dita e 16-të e protestës qytetare në Tiranë, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të...

Lexo më shumë

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë
15 Qershor, 2026

Trajneri i Tunizisë, Sabri Lamouchi, është shkarkuar nga posti i tij vetëm një ndeshje pas nisjes së Botërorit. Federata Tuniziane...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}