Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti Trump dhe procesi për shkarkim e tij

2019/10/09 at 4:33 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidenti Trump dhe procesi për shkarkim e tij

Demokratët e opozitës po avancojnë në hetimet për të hapur procesin për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Trump, ndërkohë që administrata ka bllokuar dëshmitë e disa prej personave kyçë dhe ka vonuar dorëzimin e dokumenteve të rëndësishme.  Demokratët e shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve mund të votojnë së shpejti për të hapur procesin për shkarkimin e presidentit lidhur me kontaktet me Ukrainën.

Kjo do të çonte në hapjen në Senat të gjyqit për largim nga posti të presidentit, por republikanët kanë shumicën në Senat dhe parashikohet që do të votonin për ta shpallur presidentin të pafajshëm. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jim Malone sjell hollësi mbi betejën politike që po vazhdon në Uashington:

Presidenti Trump mbetet sfidues përballë hetimeve të hapura nga demokratët për të nisur procesin për shkarkimin e tij:

“Ato që po i bëjnë vendit janë të paimagjinueshme. Është fat i madh që jam unë president, sepse shumë veta e kanë thënë që të paktë janë ata që mund ta përballonin. Mua në fakt më jep energji kjo situatë. E dini përse? Sepse është e rëndësishme,” tha presidenti.

Në zemër të procesit janë përpjekjet e presidentit për të bindur vende të tjera të hapnin një hetim mbi rivalin politik të zotit Trump, ish-nënpresidentin Joe Biden.

Demokratët i shohin veprimet e presidentit si abuzim autoriteti. Ndër ta kreu i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve, Adam Schiff:

“Ky është një ndër hetimet e pakëta që mund të çojë në procesin për shkarkimin e mundshëm të presidentit të vendit. Është direkt i lidhur me pyetjen nëse presidenti abuzoi pushtetin duke kërkuar ndihmë për fushatën e tij zgjedhore, në një mënyrë që dëmton sigurinë kombëtare”.

Presidenti Trump ka mohuar se ka patur shkelje dhe thotë se synimi i tij ishte lufta kundër korrupsionit, jo politika.

Ligjvënësit republikanë, të cilët i kanë dalë në mbrojtje presidentit, u janë kundërvënë përpjekjeve për shkarkimin e mundshëm të presidentit.

Por Dhoma e Përfaqësuesve, nën kontrollin e demokratëve, po tenton që për herë të tretë në historinë e vendit të hapë procesin për shkarkimin e mundshëm të presidentit, thotë analisti ligjor Paul Schiff Berman.

“Këto janë akuza shumë të rënda. Nuk mendoj se ka shembuj të tjerë në historinë e vendit kur një president ka vepruar në politikën e jashtme në mënyra që i sigurojnë përfitime personale”.

Analisti William Galston thotë se hapja e procesit është vetëm hapi i parë:

“Nëse Dhoma e Përfaqësuesve voton pro ngritjes së akuzave, pasi në këtë rast Dhoma e Përfaqësuesve luan rolin e një prokurori që ngre akuzat, çështja i kalon Senatit. Aty zhvillohet gjyqi, por do të duhen 2/3 e senatorëve që të largohet presidenti nga posti”.

Republikanët kanë shumicën në Senat dhe presidenti mbetet optimist për rezultatin edhe nëse hapet procesi gjyqësor:

“Çështja do t’i kalojë më pas Senatit dhe aty do të fitojmë. Republikanët kanë qenë shumë të bashkuar. Kjo është gjuetia më e madhe e shtrigave në historinë e vendit,” tha presidenti.

Ngritja e akuzave dhe më pas largimi i presidentit nga posti kërkojnë 2/3 e votave në Senat, ose 67 nga 100 senatorët.

Ky është një objektiv shumë ambicioz, duke pasur parasysh realitetin thotë analisti Galston:

“Kjo kërkon që 20 nga 53 senatorët republikanë të bashkohen me demokratët për ta realizuar shkarkimin e presidentit. Pra kërkohet një koalicon shumë më i gjerë dypartiak se ç’kemi parë në realitet”.

Procesi i fundit për shkarkimin e një presidenti u zhvillua në Senat në 1999, kur Presidenti Bill Clinton u lirua nga akuzat për shkelje që lidheshin me marrëdhëniet jashtëmartesore me një praktikante./Burimi VOA.

Ju sugjerojmë

Konferenca e Kryetarëve,PD:Njollë e zezë për Kuvendin. Peleshi: Zbatojmë rregulloren
Kryesore

Konferenca e Kryetarëve,PD:Njollë e zezë për Kuvendin. Peleshi: Zbatojmë rregulloren

29 Janar, 2026 2:01 pm
Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë
Kronikë

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë

29 Janar, 2026 1:03 pm
VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…
Bota

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…

29 Janar, 2026 11:21 am
Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit
Kryesore

Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit

29 Janar, 2026 11:07 am
Shtëpia e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve,Rama: U japim rrugë dy drejtimeve
Aktualitet

Shtëpia e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve,Rama: U japim rrugë dy drejtimeve

29 Janar, 2026 10:56 am
Shtatë skenarët, çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin?
Bota

Shtatë skenarët, çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin?

29 Janar, 2026 10:54 am
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Bota

Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon

29 Janar, 2026 10:31 am
Bisedimet bërthamore, CNN: Trump shqyrton sulme në shkallë të gjerë ndaj Iranit
Bota

Bisedimet bërthamore, CNN: Trump shqyrton sulme në shkallë të gjerë ndaj Iranit

29 Janar, 2026 10:15 am
Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës

29 Janar, 2026 9:25 am
Sllovakia kundër ndalimit të importit të gazit rus
Bota

Sllovakia kundër ndalimit të importit të gazit rus

29 Janar, 2026 9:11 am
Para
Foto/ Kris Jenner me bikini në vitin 1980 duket mahnitëse

Foto/ Kris Jenner me bikini në vitin 1980 duket mahnitëse

Kërkonin para në këmbim të licencave,arrestohen juristët e rremë në Tiranë

Burri gjendet i vdekur brenda në makinë

Rama emëron Artan Lamen në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës

Dorëheqjet në Kadastrën e Vlorës, Lame: Ka probleme dhe në qytete të tjera

TE FUNDIT

Konferenca e Kryetarëve,PD:Njollë e zezë për Kuvendin. Peleshi: Zbatojmë rregulloren

Konferenca e Kryetarëve,PD:Njollë e zezë për Kuvendin. Peleshi: Zbatojmë rregulloren
29 Janar, 2026

Socialistët dhe demokratët janë përplasur sërish këtë të enjte në Konferencën e Kryetarëve të grupeve parlamentare, për shkak të mosthirrjes...

Lexo më shumë

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë
29 Janar, 2026

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sot pezullimin e dënimit me burg për...

Lexo më shumë

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…
29 Janar, 2026

Makina e një kryetari bashkie në Filipine u sulmua nga një bandë kriminale me raketë hedhëse. Videoja nga momenti i...

Lexo më shumë

Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit

Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit
29 Janar, 2026

Pas bojkotit të PD, socialsitët janë vënë në lëvizje për të zhbërë formulën për komisionin e territoriale. Sot në Konferencën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com