Aktualitet

Dorëheqjet në Kadastrën e Vlorës, Lame: Ka probleme dhe në qytete të tjera


               Publikuar në : 16:55 - 09/10/19 |
Opi Nion

Pas dorëheqjeve në Kadastrën e Vlorës, ka reaguar kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame.

Lame u shpreh nga Elbasani se problematika si në Vlorë ka dhe në qytetet të tjera si në Shkodër, Durrës dhe Lezhë.

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, shpjegoi se këto probleme vinë si pasojë e rënies së “piramidave të vjetra të ndërhyrjes së pushtetit”.

Probleme si ky i Vlorës do të dëgjoni në shumë qytete të tjera. Do të dëgjoni probleme si ky i Vlorës edhe në Durrës, në Elbasan, Shkodër, Sarandë, ndoshta dhe në Lezhë. Nuk gjen në Vlorë durim, për një arsye shumë të thjesht kanë rënë piramidat e vjetra të ndërhyrjes së pushtetit dhe tashmë nuk ka askush që të mbrojë paligjshmërinë dhe gjërat e bëra keq“, tha Lame./ Opinion.al E.Xh.

Pas