Aktualitet

Presidenti, sot negociata mes PS dhe PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:10 - 18/05/22 |
Opi Nion

Këtë të mërkurë në orën 10:00 PS dhe opozita rinisin në Kryesinë e Kuvendit negociatat për Presidentin e ri. Negociatat, me kërkesë të Enkelejd Alibeaj, do të zhvillohen në prani të kamerave.

Taulant Balla i kërkoi PD-së të propozojë kandidatin e saj në Kuvend nëse i ka 20 firma. Ndërkohë Alibeaj tha se për çështjen e presidentit, transparenca është ilaçi kundër pazareve, teksa i ftoi gazetarët që sot të jenë të pranishëm për të mësuar qëndrimin e opozitës për këtë çështje.

Kujtojmë se raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit u dogj pa asnjë kandidaturë. Ndërkohë ditën e djeshme Konferenca e Kryetarëve vendosi që raundi i dytë të zhvillohet më 23 Maj.

Pas