Bota

Presidenti polak: Ideologjia e LGBT është më “e dëmshme” se komunizmi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 07:45 - 15/06/20 |
Opi Nion

Presidenti polak Andrzej Duda akuzoi të shtunën lëvizjen LGBT për avancimin e ideve, duke thënë se janë më të dëmshme sesa komunizmi. Presidenti, së bashku me një tjetër politikanë konservator deklaruan se  “LGBT nuk janë njerëz, është ideologji.”

Vërejtjet e Duda erdhën nga qyteti i vogël jugperëndimor i Brzeg, teksa ai po zhvillonte një fushatë për rizgjedhjen e tij presidenciale.

Të drejtat e LGBT po shfaqen si një temë kryesore e fushatës në zgjedhjet presidenciale ndërsa gara ashpërsohet mes Dudës dhe kryetarit të bashkisë së Varshavës, Rafal Trzaskoëski, i cili ka bërë thirrje për tolerancë për homoseksualët dhe lezbiket.

48 vjeçari, u tha mbështetësve se gjenerata e prindërve të tij nuk ka luftuar për të hequr dorë nga komunizmi vetëm për të pranuar tani ‘një ideologji’ që ai mendon se ‘është edhe më shkatërruese për qeniet njerëzore’.

Presidenti tha se gjatë epokës komuniste në Poloni, që zgjati më shumë se katër dekada, regjimet siguruan mbijetesën duke indoktrinuar gjeneratën e re.

Më herët gjatë javës, Duda nënshkroi një plan të hartuar për të ndihmuar familjet, që përfshin mënyrën e duhur përmes të folurit për mbrojtjen e fëmijëve nga ideologjia LGBT, për ndalimin  “përhapjes së ideologjisë LGBT në institucionet publike.”

Pas