-U tha në Opinion

Presidenti Meta non grata? Haxhiu: E ka merituar të mos jetë president, por …



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:01 - 15/02/22 |
el ida

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar shpalljen non grata të ish-kryeministrit Berisha, ndërsa ka analizuar gjithashtu probabilitetin që kryeministri Rama apo presidenti Meta të shpallen gjithashtu non grata.

“Unë nuk besoj që Rama ka shanse të shpallet ndonjëherë non grata. Unë besoj që Amerika nuk do ta jep kartën blanko. Berisha ka patur dorën e SHBA, por nuk ësghtë treguar i kujdesshëm dhe është shpallur non grata.

Amerikanët janë të vetëdijshëm që dora e tyre mund të keqpërdoret. Ka raste të pafund që ata janë hakmarrësit kryesorë”, tha Haxhiu në emisionin “Opinion”.

I pyetur nëse SHBA mund të marrin ndonjë aksion ndaj Metës, ai u shpreh:

“Në gjykimin tim ata kanë një qëndrim shumë të rëndë ndaj Metës, megjithatë nëse vjen vendimi duhet të jetë i kujdesshëm.

Unë nuk e di nëse do të dënohen shqiptarët me 2 liderë se është shumë me thënë thënë të drejtën. Zoti Meta e ka merituar të mos jetë president, por jo non grata për arsye se shumë do të ishte për Shqipërinë dhe në një farë mënyre do të dënohemi edhe ne për zgjedhjen e njerëzve në pozita të tilla të larta”./Opinion.al

Pas