Aktualitet

Presidenti/Lista e emrave të kandidatëve që po propozojnë deputetët e PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:03 - 19/05/22 |
Opi Nion

Janë zbardhur disa nga propozimet për kandidatët për president që kanë dalë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së. Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ka propozuar në mbledhjen e sotme emrin e Leonard Demit si kandidat për President.

Ndërkohë deputeti Flamur Hoxha ka propozuar emrin e Arben Çejkut, ish-ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.

Ndër të tjera burime për Opinion.al bëjnë me dije se Kreshnik Çollaku ka propozuar emrin e Dashamir Shehit, ndërsa deputetët Jorida Tabaku dhe Sajmir Koreshi kanë propozuar emrin e Visar Zhitit.

Emrat e tjerë të propozuar nga deputetët e PD-së deri tani janë: Dritan Demiraj, Jorida Tabaku, Rexhep Uka, Halim Kosova, Leka Zogu, Lajla Pernaska.

Kujtojmë se mbledhja nuk ka përfunduar dhe mund të dalin kandidatë të tjerë./Opinion.al

Pas