Bota

Presidenti iranian-popullit:Drejtojeni zemërimin tuaj tek Shtëpia e Bardhë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:59 - 26/09/20 |
el ida

Presidenti iranian, Hassan Rohani, u tha iranianëve që ta drejtojnë zemërimin e tyre kah Uashingtonit zyrtar, sa i përket ndikimit që do të kenë sanksionet amerikane.

Rohani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për “egërsi” lidhur me vendosjen e sanksioneve të reja që u vendosën gjatë kësaj jave.

“Me sanksionet e tyre joligjore dhe jonjerëzore dhe me veprimet terroriste, amerikanët kanë shkaktuar 150 miliardë dollarë dëme për popullin e Iranit”, tha Rohani.

Rohani tha se sanksionet do ta bëjnë të pamundur blerjen e barnave dhe ushqimit. Furnizime të tilla nuk përfshihen në sanksionet amerikane, por shumë kompani kanë frikë që të thyejnë rregullat dhe shmangin transaksionet me Teheranin zyrtar.

“Ne nuk kemi parë shkallë të tillë të egërsisë. Adresa e saktë për të gjitha këto krime dhe presionit ndaj popullit iranian është në Uashington D.C, në Shtëpinë e Bardhë”, tha ai.

Më 21 shtator, SHBA-ja prezantoi sanksionet e reja ndaj Iranit, ku do të sanksionohen personat dhe entitetet që janë të përfshirë në aktivitetin bërthamor të Iranit ose në programin e raketave konvencionale të Teheranit.

Po ashtu, më 24 shtator, Uashingtoni vendosi edhe një sërë sanksionesh të reja, duke futur në listë të zezë gjykatës dhe entitete të tjera nën dyshimin se kanë shkelur të drejtat e njeriut.

Pasi SHBA-ja u tërhoq nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosi sanksionet, Irani gradualisht ka shkelur kufizimet që ishin vendosur në marrëveshjen e vitit 2015, për programin e tij bërthamor, ka thënë Agjencia Ndërkombëtare për Energji bërthamore./Opinion.al

Pas