Kryesore

Rama: Kandidoj apo jo këtu, nga Vlora nuk më ndan dot asgjë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:52 - 26/09/20 |
el ida

Pas takimit pasditen e sotme me drejtuesit e institucioneve të Qarkut të Vlorës, Edi Rama nuk garantoi kandidimin e tij si deputet në Vlorë.

Ai u shpreh se pavarësisht se nëse kandidon formalisht ose jo në Vlorë, qeveria e tij do të bëjë më shumë për Vlorën në mandatin e tretë. Ai tha se prioritet për qytetin bregdetar do të jetë infrastruktura energjitike në komuna dhe periferi dhe rritja e numrit të turistëve.

“Kandidoj apo jo këtu në Vlorë, mua nga Vlora nuk më ndan dot asgjë dhe nuk ka asnjë diskutim që siç kemi bërë më shumë për Vlorën në këto dy mandate sesa 100 vite bashkë, në mandatin e tretë do të bëjmë më shumë sesa këto dy mandate të mbledhura së bashku”, tha Rama.

“Eskperienca më ka treguar se ndryshimi ka një impakt të madh energjizues në fillim, por më pas rriten pritshmëritë dhe krijohen edhe pakënaqësitë”, shtoi Rama./Opinion.al

Pas