Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti i ri, Salianji: Alibeaj nuk ka tagër, Rama ka hedhur grepat te opozita

2022/05/18 at 8:43 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Presidenti i ri, Salianji: Alibeaj nuk ka tagër, Rama ka hedhur grepat te opozita

Ditën e sotme mazhoranca ka rënë dakord me draftin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, për kushtet dhe kriteret për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.


Në këtë mënyrë PS, i jep mundësinë opozitës që në tre raundet e para, ekskluzivitetin për të propozuar kandidatë do ta ketë vetëm opozita dhe më pas në të katërtin e të pestin mazhoranca mund të shohë nëse do që të bëjë propozime.

Lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri, ka folur në “ABC News” deputeti demokrat Ervin Salianji i cili thotë se se Alibeaj nuk ka asnjë tagër dhe se demokratët duhet të ulen fillimisht me njëri-tjetrin.

Salianji: Opozita ka minimalisht 63 deputetë që kanë dalë nga votat më 25 prill. Nga këto ka një pakicë me 22, po marrim rastin,  që nuk e plotëson kuorumin për të marrë një vendimmarrje. Nuk e kuptoj si mund të quhet një marrëveshje kur brenda PD është një numër që nuk plotëson kuorumin për zhvillimin e mbledhjes dhe shkon pa asnjë tagër. I ka bërë të gjitha veprimet e nxituara, nuk ka thirrur grupin parlamentar. Sido që ta merrni 52 deputetë ka grupi parlamentar. Çfarë fiton PD nga kjo, çfarë fiton opozita? Pse është ky nxitim për tu ulur me 3 njerëz të PS që PD i ka akuzuar ndër vite dhe nuk ulemi me demokratët?

Deputeti demokrat u shpreh se PD e ka të drejtën të propozojë në të pesta raundet.

Salianji:  Kam kërkuar që ditën e parë që të bëhet një mbledhje e përbashkët, por kemi një nxitim të pashpjegueshëm. PD e ka të drejtën të propozojë në të gjitha raundet. Ky kompleksi që ata që kemi kundërshtarë duhet të na konfirmojnë që jemi opozitë është e tmerrshme. Kjo është të shkatërrosh personalitetin e cilitdo që merr pjesë aty.

Salianji e shikon si një lojë politike të kryeministrit Rama të gjithë procesin për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Në gjykimin e tij, procesi duhet të shfrytëzohet nga vetë demokratët për një bashkim. Presidenti është zgjedhur tashmë nga Rama sipas deputetit demokrat.

Salianji: Rama me përfaqësuesit e vet është në lojën e vet politike dhe ka hedhur një grep. Ka kapur ai, këtu, ka peshkuar dhe ka kapur një pakicë që po lufton për interesat e veta. PD e ka të drejtën të propozojë në çdo raund. Rama të gjithë fokusin nga emrat e vet që do t’i zgjedhë do thotë se “shiko propozuan ata 3-4 po këta s’janë dakord vetë, a s’janë më të mirë këta.” Kjo është një lojë. Ky proces duhet të shfrytëzohet për tu ulur gjithë deputetët opozitarë. Sot është urgjente që të bashkohen deputetët vetë jo t’i zgjedhin presidentin Ramës. Presidentin e ka të zgjedhur ai. Gjithçka që thuhet në këtë sulm politik vetëm i jep peshë atij që sulmohet. Për ne është më mirë të ulemi me Ballën që e kemi akuzuar apo me Luçiano Boçin që është deputet i kësaj PD-je? Çfarë sensi ka kjo? Kjo është një lojë politike e Ramës, por PD nuk duhet të bjerë në grackë. Nuk e kuptoj çfarë është ky nxitim për tu ulur me këta.

Salianji konfirmoi dhe një herë se çështja e zgjedhjes së Presidentit është e mbyllur. Sipas tij, i gjithë procesi është një farës për të zhvendosur vëmendjen nga problemet aktuale që ka Shqipëria.

Salianji: Është e mbyllur ajo, dukej nga tallja e sotme. Për çfarë të shkoj në raundin e katërt, ai e ka zgjedhur. Kjo është një farsë për të hequr vëmendjen nga problemet që ka Shqipëria.

Salianji u ndal dhe te situata politike brenda Partisë Demokratike e cila vijon të jetë e përçarë. Vula ende është në Apel.

Salianji: Duket që ka mosdakordësi. Duket se po tentojnë të bëjnë këtë gjë ose të jesh me një palë ose me një tjetër. S’kam ndonjë palë, interesi im është interesi i PD. Nëse dikush në këtë rast ishte Boçi që këkronte që zgjedhja të bëhej me vonesë, nëse bëni një gjë që më përfshini dhe mua do mbaj anën e asaj që është e drejtë.

Por çfarë ndodh  me PD nëse apeli i jep të drejtë Alibeajt? Kush do quhet PD? Salianji u shpreh se po përpiqet që PD mos të ndahet.

Salianji: Këtë do duhet ta them. Personalisht dhe një grup kolegësh po bëjnë çdo gjë që PD të mos ndahet. Njerëzit s’ndahen dot me vendim gjykate. Duhet të ketë një situatë ku të gjithë të jenë të përfshirë. Nuk është situatë e lehtë. Do bëjmë çdo përpjekje që t’ja dalim. Ata që do krijojnë parti për interesa personale do dimë t’i bëjmë përgjegjës. Do bëjmë çdo gjë që PD të jetë një.



Ju sugjerojmë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Para
Aksidenti në Durrës, shkon në 2 numri i viktimave, vdes edhe një 13-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Sukth, dyshohet për një person të vrarë

Vrasja në Sukth, Policia: Është qëlluar me automatik ndaj dyqanit të 48-vjeçarit

Vrasja në Sukth, Policia: Është qëlluar me automatik ndaj dyqanit të 48-vjeçarit

U vra sot në Sukth, 48-vjeçari i përfshirë në dhunimin e biznesmenit libanez

U vra sot në Sukth, 48-vjeçari i përfshirë në dhunimin e biznesmenit libanez
















TE FUNDIT

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
27 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}