Kryesore

Presidenti i ri/Balla takon nesër Dodën dhe Mediun, Alibeaj s’ka kthyer përgjigje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:02 - 12/05/22 |
Opi Nion

Ditën e nesërme do të zhvillohen konsultime për zgjedhjen e presidentit. Mësohet se kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla bashkë me grupin e tij do të takohet si fillim me përfaqësues të grupit të drejtuar nga Mesila Doda.

Më pas ai dhe grupi negociator i PS do të takohet me grupin parlamentar “Aleanca për Ndryshim” e përfaqësuar nga Fatmir Mediu.

Gjithashtu bëhet e ditur se Enkelejd Alibeaj, përfaqësues i PD, nuk është përgjigjur nëse do të marrë pjesë në konsultime apo jo.

Nesër do të zhvillohen konsultimet në kuvend për zgjedhjen e presidentit. Fillimisht grupi negociator i PS-së do takojë përfaqësues nga grupi i drejtuar nga Mesila Doda në orën 09:00. Në orën 10:00 do të zhvillojë takime me grupin parlamentar “Aleanca për Ndryshim” e përfaqësuar nga Fatmir Mediu. Ndërkohë (ish)kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj nuk ka kthyer përgjigje për pjesëmarrjen ose jo në konsultime nesër”,thuhet në njoftim./Opinion.al

Pas