Aktualitet

Presidenti/Duma:Mbyllët procesin me zarfe,të kalohej stafeta tek emrat e opozitës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:49 - 04/05/22 |
Opi Nion

Në mbledhjen e ditës së sotme të konferencës të kryetarëve deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, është shprehur se mazhoranca duhet të linte opozitën të niste me propozimet për emrin e presidentit të ri.

Ajo theksoi se me procesin me zarfe të mbyllur, mazhoranca nisi një proces jo transparent. Duma nënvizoi se duhet që opozita të bëjë propozimet e para.

“Mazhoranca të thoshte që opozita të nisë ajo propozimet. Edhe ne mund të sjellim një propozim që nuk është politik dhe që përfaqëson unifikimin e shqiptarëve. Pastaj duhet të plotësonim kriteret. Kushtetuta i ka gjeneraliste për këtë shkak, që politika ta gjejë unifikimin të kriteret në bazë të situatës politike. Ju e keni bërë thirrjen më 29 prill pasi keni mbyllur procesin me zarfe, që nuk është një proces transparent dhe unifikues. Duhet të kishte qenë e udhës që të kalohej stafeta tek emrat e opozitës”, tha Duma./Opinion.al

 

Pas