Kryesore

“S’duam një president të PS”, Spiropali-opozitës: Presim nga ju emra konkretë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:55 - 04/05/22 |
Opi Nion

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ka thënë se mazhoranca pret emra konkretë për postin e presidentit nga opozita dhe jo vëtëm procedura.

Ky është një proces shumë i rëndësishëm. Në të gjitha fazat e diskutimeve e kemi bërë të qartë se nuk dëshirojmë të zgjedhim një president të PS-së, por të Republikës. E kemi pasur një president që nuk na nderon. Kemi rënë dakord që të nisim procesin, por kemi shprehur se kemi gatishmërinë. Të dyja këto shkojnë bashkë dhe për ne janë të lidhura pazgjidhshmërisht. Nëse duhet këto takime t’i bëjmë së bashku. Presim nga ju të marrim emra dhe jo diskutime për procedura, të cilat mund t’i keni shtyrë për arsyet e juaja të brendshme. Ne duhet të vijmë që në raundet e para me emra. Meqë 24 maj është fakti i fundit i përmbylljes së procesit, 16 maj është afati më i mirë. Na vaftë mbarë”,- tha Spiropali.

Pas