Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar lidhur me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Begaj shkruan në rrjetet sociale se përshëndet marrëveshjen dhe se vlerëson dialogun e dy vendeve me kontributin e SHBA dhe BE.
“Përshëndes marrëveshjen që lehtëson udhëtimin e shtetasve mes Kosovës dhe Serbisë, në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve. Vlerësim për dialogun që sjell rezultate dhe mirenjohje për mbështetjen e BE & SHBA “,-shkruan Begaj./Opinion.al