Rajoni

Marrëveshja me Serbinë, Kurti: Zgjidhjet duhet të kenë reciprocitetin përbrenda



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:02 - 27/08/22 |
Opi Nion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas marrëveshjes së arritur me Serbinë për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kurti shkruan se me dokumente identifikimi të lëshuara nga Kosova, do të mund të kalojnë pa pengesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare.

Kryeministri i Kosovës shkruan me tej në reagimin e tij se “fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti” mes dy vendeve.

Qytetarët e Republikës së Kosovës, me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga shteti ynë, do të mund të kalojnë pa pengesa, ngarkesa e vonesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare. Njësoj do të vlejë edhe për kahjen e kundërt me rastin e hyrjes në Kosovë me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga autoritetet e Serbisë. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe durimin, posaçërisht në këto katër javët e fundit. Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë. Falënderoj ndërmjetësit, zotërinjtë Borrell, Lajçak dhe Escobar, e sidomos ambasadorin amerikan Hovenier për angazhimin dhe kontributin.’- shkruan Kurti.

Pas