Aktualitet

Presidenti/ Alibeaj: Jemi gati deri në 12 të natës nëse PS ndryshon mendje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:19 - 26/05/22 |
Opi Nion

Ka përfunduar mbledhja e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Në një deklaratë për mediat Enkelejd Alibeaj tha se gjatë mbledhjes është folur për disa çështje të rëndësishme, siç ishte përcaktimi i anëtarëve të komisionit të reformës zgjedhore, territoriale dhe të investimeve strategjike.

Sa i takon çështjes së Presidentit, Alibeaj tha se e rëndësishme është të mos bojkotohet një proces kaq i rëndësishëm.

“Ishin disa çështje e rëndësishme që u diskutuan. Siç janë diskutimet për emrat që do të propozojmë për dy komisionet e rëndësishme, reformën zgjedhore dhe territoriale, që ne kemi bërë shumë negociata. Janë dy nga kuajt e betejës së opozitës dhe PD. Ne kemi pasur një vonesë, por për shkak edhe zhvillimeve të brendshme. Kemi konkluduar në emrat që do të jenë prezent në dy komisionet, por edhe në komisionin e investimeve strategjike. Lidhur me çështjen tuaj nuk kishte asgjë të re, por u ripohua se në këtë proces opozita siç e kemi thënë në fillim për situatën ligjore për zgjedhjen e presidentit të Republikës, për të bërë detyrën tonë ne do marrim pjesë në këtë proces në mënyrë që të jetë një proces gjithëpërfshirës. Për këtë arsye, është detyrim i opozitës që mos të bojkotojë një proces kaq të rëndësishëm”-tha Alibeaj.

Më tej Alibeaj tha se është i hapur për të bashkëpunuar me PS-në për zgjedhjen e Presidentit të ri, por me kushtin që t’i përmbahen dokumentit që ka dorëzuar PD.

“Ne i qëndruam të gjitha detyrimeve sipas dokumentit. Pala tjetër u tërhoq. Dokumenti është i thjeshtë nëse tërhiqeni dakordësia bie. Vlera e këtij dokumenti qëndron deri në momentin e fundit ligjor, deri në 12 të natës nëse ndryshojnë mendje jemi gati të mblidhemi. Presidenti nesër e ka të nevojshme të ketë legjitimitet, mbështetjen e gjithë palëve. Ndryshe do jetë president gjysmak, i gjymtuar, nuk do mundet dot t’i bëjë ballë rrebesheve politike që do vijnë. Tërheqja është bërë në mënyrë të paarsyeshme nga ana e PS, kjo është një gjë që të paktën në sytë e shqiptarëve ne e bëmë detyrën”-tha Alibeaj.

Pas