Rajoni

Presidencialet në Maqedoni, dalin rezultatet e para


               Publikuar në : 22:00 - 21/04/19 |
b.f

Vetëm tre orë pas mbylljes së qendrave të votimit, në Maqedoninë e Veriut janë numëruar 53,76% e votave. Sipas rezultateve paraprake, kryeson kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski me 42,71 për qind.

E dyta është kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe e opozitës Gordana Siljanovska-Davkova me 41,08, ndërsa i treti është kandidati i mbështetur nga “Aleanca për Shqiptarët” dhe “Besa”, Blerim Reka me 12,05 për qind.

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni janë me dy raunde. Presidenti mund të zgjidhet në raundin e parë nëse ndonjëri nga kandidatët merr mbi 50 për qind të numrit të përgjithshëm të votave, por deri me sot kjo nuk ka ndodhur asnjëherë, kështu që balotazhi për ata që do të rezultojnë dy garuesit kryesore është caktuar të mbahet në 5 maj./Opinion.al

Pas