Rajoni

Pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni


               Publikuar në : 20:01 - 21/04/19 |
b.f

Në orën 19:00 ka përfunduar procesi zgjedhor për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.  Nga 1.8 milionë shtetas të regjistruar për të votuar, deri në orën 18:30 e ushtruan këtë të drejtë vetëm 39.71 % e tyre, ose rreth 660 mijë votues.

Në garë janë tre kandidatë. Stevo Pendarovski, i nominuar nga Lidhja Social Demokrate dhe 31 parti tjera, përfshirë edhe Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, Gordana Silajnovska-Davkova e opozitës maqedonase të udhëhequr nga VMRO DPMNE dhe Blerim Reka, kandidat i propozuar nga dy partitë shqiptare të opozitës, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.

Rreth orës 21:00 pritet të dalin edhe rezultatet e para të prodhuara nga votimi i sotëm, ndërsa sondazhet nxjerrin fitues Stevo Pendarovskin.

Presidenti mund të zgjidhet në raundin e parë nëse ndonjëri nga kandidatët merr mbi 50 për qind të numrit të përgjithshëm të votave, por deri me sot kjo nuk ka ndodhur asnjëherë, kështu që balotazhi për ata që do të rezultojnë dy garuesit kryesore është caktuar të mbahet në 5 maj./Opinion.al

Pas