Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi thotë se është e domosdoshme të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blushi shkruan se transparenca për votën e çdo qytetari që mori pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe demokracia.
“Është e domosdoshme të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund, në respekt të Kodit Zgjedhor. Transparenca dhe respekti për votën e çdo qytetari, që mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe Demokracia. Kjo është çështje e interesit kombëtar sot dhe jo problemet e brendshme të partive”, shkruan Tedi Blushi./ Opinion.al