Kryesore

Presidenca-Lleshajt:Asnjë sekondë për të humbur me “Gjeneralin” nën poture


               Publikuar në : 19:59 - 19/02/20 |
Opi Nion

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka komentuar thirrjen e Presidentit Ilir Meta për mbajtjen e tubimit më 2 mars.

Sipas tij, fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të Kreut të Shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të Presidentit. Po ashtu, ministri shprehet se Meta e ka kthyer postin Presidentin në një absurditet folklorik.

 “Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik. Koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit! Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet.”-shprehet Lleshaj.

Lidhur me këtë, ka ardhur reagimi i zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi, i cili i kërkon ministrit Lleshaj të qetësohet, pasi sipas tij, rendin më 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin.

“Asnjë sekondë për të humbur me “Gjeneralin” nën poture. Si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit? Qetësohu “Gjenerali” nën poture: Rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin!”, shkruan Blushi./ Opinion.al

Pas