Politikë

Deklarata e Presidencës ndaj Spiropalit, Gjonaj: Meriton mëshirë…


               Publikuar në : 20:26 - 19/02/20 |
Opi Nion

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë nga Presidenca në adresë të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Gjonaj shprehet se ligjet dhe amendimet që janë miratuar, kanë pasur konsensusin e SHBA-ve dhe të BE-së. Ndërsa shton se agresioni ndaj Spiropalit nuk meriton koment, por mëshirë.

Postimi i ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj:

Jo thjesht për të ardhur keq, po për t’u ndjerë shumë keq, kur sheh e dëgjon se si kreu i shtetit ka humbur arsyen! Kujtoj vetëm se: ÇDO LIGJ APO AMENDIM QË KEMI MIRATUAR LIDHUR ME DREJTËSINË KA KONSENSUSIN E SHBA/BE!Ndërsa agresioni ndaj Elisës s’meriton koment po vetëm mëshirë!/ Opinion.al

Pas