Aktualitet

Presidenca jep konkluzionet përfundimtare: Kuvendi manipuloi akte administrative



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:08 - 07/02/22 |
Opi Nion

Këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës, Bledar Dervishaj, ka dhënë pretendimet përfundimtare në seancën që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese ku po shqyrtohet kërkesa e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.

Dervishaj u shpreh se Kuvendi po trajton çështjen e shkarkimit të Metës si goditje ndaj tij për qëllime politike.

Më tej ai ka thënë se Kuvendi ka shkelur në çdo hap procedurën e ndjekur duke manipuluar akte administrative të brendshme për të rrëzuar pretendimet e presidentit.

“Kuvendi si organi legjislativ, e trajton këtë çështje si goditje ndaj presidentit. Kuvendi nuk kishte lëndë. Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje, e aq më pak të rëndë të Kushtetutës. Ne pame nga afër se ku mbërriti Kuvendi për qëllime politike. Shkoi deri aty sa u manipuluan akte admistrative të brendshme për të rrëzuar pretendimet e presidentit. Shkeljet procedurale të Kuvendit kanë qenë të vazhdueshme, të shumta, të përsëritura. S’kanë sesi të çojnë në një rezultat të ligjshëm, të vlefshëm. Kërkesa e Kuvendit s’ka legjitimitet.
Vendimi 55 i Kuvendit është në vetvete asgjë më shumë se kërkesa që vë në lëvizje gjykatën, e cila sipas gjykimit tonë, duhet ta kryente atë nga momenti i administrimit në 9 shtator 2021.
Kuvendi ka shkelur në çdo hap procedurën e kthen procesin tërësisht politik. Provat e marra përmes një procesi të rregullt ligjor, janë të papërdorshme dhe te pavlefshme. Të gjitha provat që pretendon Kuvendi janë marrë në shkelje të Kushtetutës. Produkti është nul. Pavlefshmëri, antikushtetuetshmëri.
Refuzimi për të dëgjuar presidentin ka sjellë proces të parregullt. Kjo ka prodhuar një precedent të rrezikshëm juridik. Nuk mund të shkelet kurrë procedura në funksion të politikës. Refuzimi për ta dëgjuar është shkelje flagrante. Presidenti kurrë nuk ka mbështetur asnjë subjekt politik”, tha Dervishaj./Opinion.al

Pas