Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prekëse/ Letra e 15-vjeçares së përdhunuar: “Ju paralajmëroj për atë që më ndodhi mua”

2017/07/23 at 2:35 PM
në Aktualitet, Bota, Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Prekëse/ Letra e 15-vjeçares së përdhunuar: “Ju paralajmëroj për atë që më ndodhi mua”

Një adoleshente australiane, e cila vrau veten pasi u përdhunua nga 2 persona, ka shkruar në një letër ngjarjen e tmerrshme që i ndodhi.


Cassidy Trevan nga Melbourne i Australisë ishte vetëm 15 vjeçe kur kreu vetëvrasje pas një bullizmi të tmerrshëm që bënin ndaj saj një grup vajzash pasi ajo kishte rënë pre e një përdhunimi nga 2 adoleshentë të tjerë që e ndoqën dhe e përdhunuan në shtëpinë e saj.

Tashmë ka dalë në dritë letra, nga vetë nëna e saj, Linda, që e gjeti të shkruar në laptopin e saj personal.

“Isha nxënëse në shkollë dhe më përdhunuan disa nxënës të tjerë. E di që kjo mund të duket si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen tuaj, por ju betohem se nuk ka të bëjë fare me këtë.

Kam shumë arsye për të shkruar këtë letër dhe do ta shpjegoj.

Qëllimi im është të paralajmëroj njerëz të tjerë (nxënëse kryesisht, por edhe prindër) për atë që ndodhi, sepse jam e shqetësuar se mund t’u ndodhë edhe fëmijëve të tjerë siç më ndodhi mua.

Ju keni fuqinë për ta ndaluar këtë të ndodhë. Kujtoni se ata që ma bënë mua këtë ishin nxënës shkolle. Është e vështirë për t’u besuar, por është kështu.

Nuk po e bëj këtë për hakmarrje ndaj atyre që ma bënë këtë, atyre që më tallin për atë që ndodhi. Por po e bëj sepse janë mbi 1500 nxënës të moshës 7-12 vjeç që shkojnë në shkollë dhe duhen paralajmëruar.

E ndiej detyrë për t’ju paralajmëruar mbi atë që më ndodhi mua, por edhe për veten. Është e çuditshme se si shumë njerëz dhe nxënës qarkullojnë ende histori të miat edhe sot e kësaj dite. Ende marr mesazhe në Facebook që më quajnë mua kurvë.

Kam ndërruar shkolla, shtëpi, por sërish më gjejnë dhe më tallin. Nuk i ndaloj dot njerëzit nga shpërndarja e thashethemeve.

Emri im është Cassidy Trevan dhe më kanë përdhunuar. Nëse dikush do të tentojë ta bëjë këtë me ju, luftoni deri në vdekje! Luftoni! Nëse nuk e bëni, do të pendoheni për pjesën tjetër të jetës suaj, siç bëj unë. Mund ta bëni. Tregohuni të kujdesshme, të paralajmëruara! Të sigurta!”- ka shkruar 15-vjeçarja.

Cassidy ishte 13 vjeçe kur ra pre e përdhunimit dhe mendohet se vuajtjet në ndërgjegje kanë vijuar për 2 vite, sa ajo nuk ka mundur ta përballojë atë që ndodhi dhe kreu vetëvrasjen 2 vjet më vonë.

Nëna e saj ka treguar se vajza ka rënë pre edhe e dhunës fizike në shkollë pasi e kanë qëlluar me shpulla disa herë.

Në profilin e saj të Facebook-ut, nëna e saj ka nisur një fushatë sensibilizimi kundër dhunës ndaj femrës./Standard

 

 

Etiketa: australiletra e 15 vjecaresperdhunimi


Ju sugjerojmë

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

26 Qershor, 2026 9:45 pm
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
Bota

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

26 Qershor, 2026 8:37 pm
Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën
Bota

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

26 Qershor, 2026 7:27 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

26 Qershor, 2026 5:59 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

26 Qershor, 2026 2:58 pm
Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro
Aktualitet

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro

26 Qershor, 2026 1:46 pm
Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet
Aktualitet

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet

26 Qershor, 2026 1:01 pm
Para
Sekuestrohet në Itali gomonia me 1 tona marijuanë, kapen dy shqiptarë

Sekuestrohet në Itali gomonia me 1 tona marijuanë, kapen dy shqiptarë

Neymar sjell fitoren e Barcelonës, mposhtet Juventus

Neymar sjell fitoren e Barcelonës, mposhtet Juventus

Mesila Doda kujton Sokol Olldashin: Rolet u ndanë keq në Skenën e Madhe

Mesila Doda kujton Sokol Olldashin: Rolet u ndanë keq në Skenën e Madhe
















TE FUNDIT

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
26 Qershor, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare. Qytetarët nisën marshimin në bulevard, për t’iu bashkuar pjesës...

Lexo më shumë

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
26 Qershor, 2026

Regjimi islamik i Iranit nisi të paktën katër dronë sulmues me një drejtim kundër anijeve që lundronin nëpër Ngushticën e...

Lexo më shumë

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
26 Qershor, 2026

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka pranuar gjatë një dëshmie para një komisioni të Kongresit amerikan se ka pasur tre...

Lexo më shumë

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
26 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur në ditën e 27-të të protestës në sheshin “Skëndërbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}