Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prekëse/ Djali nga Prishtina surprizon vajzën e paralizuar nga Tirana

2018/03/23 at 10:04 PM
në Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Prekëse/ Djali nga Prishtina surprizon vajzën e paralizuar nga Tirana

Llambrini Papa ose Nina siç e thërrasin shkurt ka lindur e paralizuar e nuk mund të ecë. Vajza 17-vjeçare ka kërkuar të jetë pjesë e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 duke i shkruar dhe kërkuar një karrocë me rrota moderne me bateri për të lëvizur. Do të jetojë si moshatarët e saj, do të dalë, të marrë ajër të pastër duke shëtitur në park. Duke thënë këtë dëshirë trishtohet thellë dhe sytë i mbushen me lot. E ka të vështirë të pranojë fatin e saj. Nina jeton në Tiranë me të ëmën e saj dhe motrën e vogël prej tre vitesh me qira. Prindërit i janë divorcuar.
“Mërzitem, por e mbaj përbrenda se duhet të bëhem e fortë për motrën dhe për mamin që më mori, nuk më la në rrugë. Ajo kishte mundësi më të mira për veten e saj por zgjodhi të jetojë me mua dhe të më mbështeste.


Nina lëvizte me karrocën e saj, por ajo ka një vit që është prishur ndaj është gozhduar prej më shumë se një viti në divanin e dhomës së pritjes.

Por megjithatë Nina ka forcë dhe vullnet për të ecur përpara. Ajo thotë se këtë forcë ia jep familja e saj, të afërmit dhe miqtë që nuk e harrojnë. I thonë të qëndrojë e fortë dhe të durojë. E vetmja dritare e Ninës me botën është televizori dhe rrjeti social “Facebook” ku komunikon shpesh me mikeshat e saj.

Nina ka pasur një vizitor që vjen nga larg. Tashmë  Riadi është bërë pjesë e emisionit “Shqiptarët për shqiptarë”. Pak javë më para djali solli shumë gëzim në studion e shqiptarëve me natyrën çapkënë e mahniti me talentin e tij në moderim. Riadi udhëtoi nga Kosova enkas për të takuar Ninën në apartamentin e saj dhe zhvilluan një bisedë. “Stafi i emisionit më tregoi për ty Nina, sa vajzë e mirë që je, prandaj doja të të takoja”,  i thotë Riadi madje i kërkon të bëhen edhe miq në “Facebook”. “Më vjen mirë që tani bëra një shoqe të re, kur të të bjerë rruga në Prishtinë eja më tako” është ftesa që i bën Riadi. Djali i tregon se pas daljes në emision të gjithë i flasin në rrugë dhe e njohin. “Shqiptarët për shqiptarët”, bën mrekullira thotë “moderatori” i ri i emisionit.

Por Riadi i dhuron Ninës karrocën e “ëndrrave”. I fal njërën nga karrocat e tij!
Duket sikur emisioni po i bën shqiptarët bashkë, sikur kufijtë në emision janë thjesht imagjinare, sepse zemrat janë bashkuar. Këtë e dëshmoi Riadi, i cili kishte udhëtuar enkas për të takuar Ninën.

“Është e shtrenjtë”, u thotë Nina vizitorëve në dhomën e saj. “Kjo dëshirë të është plotësuar. Unë kam dy karroca me bateri, kam vendosur që njërën të ta dhuroj ty”, i thotë Riadi. “Sot takova një vëlla dhe dy këngëtarë të mrekullueshëm” ia kthen Nina. Pasi u bë protagonist edhe këtë herë në emision Riadi i tha Ninës se është i lumtur që i solli sërish gëzim në jetë duke i dhuruar një nga karrocat e tij lëvizëse./BalkanWeb

Etiketa: e paralizuareli farahisori prekeseninasurpriza


Ju sugjerojmë

1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës
Life Style

1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës

10 Dhjetor, 2025 2:50 pm
Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë
Life Style

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

8 Dhjetor, 2025 10:01 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor
Life Style

Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor

4 Dhjetor, 2025 4:06 pm
Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar
Life Style

Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar

1 Dhjetor, 2025 1:05 pm
Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij
Life Style

Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij

30 Nëntor, 2025 3:21 pm
“Shpati ishte një zemër e bardhë”, këngëtari përcillet të dielën në banesën e fundit
-Jetë dhe Stil

“Shpati ishte një zemër e bardhë”, këngëtari përcillet të dielën në banesën e fundit

29 Nëntor, 2025 3:35 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 29 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

29 Nëntor, 2025 12:19 pm
Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare
Life Style

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare

26 Nëntor, 2025 12:28 pm
NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti
Life Style

NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti

24 Nëntor, 2025 12:16 pm
Para
Ambasada amerikane i refuzon vizën Kryeministrit, flet zyrtari nga Garda e SHBA-ve

Haradinaj: Ja kur liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës

Skena të forta erotike, në video edhe moderatorja e njohur, Enca publikon klipin

Skena të forta erotike, në video edhe moderatorja e njohur, Enca publikon klipin

Flet mjeku-ligjor grek: Konstandina Anagnostit iu hoqën organet vitale pa profesionalizëm

Flet mjeku-ligjor grek: Konstandina Anagnostit iu hoqën organet vitale pa profesionalizëm
















TE FUNDIT

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
12 Dhjetor, 2025

Gjykata Kushtetuese ktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ky vendim u mor me shumicë...

Lexo më shumë

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027
12 Dhjetor, 2025

Mediat ndërkombëtare, Financial Times dhe AFP, duke u thirrur në burime, raportuan se plani i paqes i propozuar nga Shtetet...

Lexo më shumë

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor
12 Dhjetor, 2025

Raketat e fuqishme ruse me rreze të gjatë veprimi dhe sulmet me dronë në zona me popullsi të dendur përbënin...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare
12 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në aksin Prizren-Suharekë, ku një makinë me targa shqiptare është përplasur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com