Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Predha për tanket e Izraelit, Qeveria amerikane anashkalon miratimin e Kongresit

2023/12/10 at 8:49 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Predha për tanket e Izraelit, Qeveria amerikane anashkalon miratimin e Kongresit

Administrata e Presidentit Biden ka përdorur një masë urgjente për të bërë të mundur që Izraelit t’i shiten rreth 14 mijë predha tankesh, pa iu nënshtruar një procesi rishikimi nga ana e Kongresit, tha Pentagoni të shtunën.


Departamenti i Shtetit përdori të premten një masë urgjente të bazuar në një ligj për eksportin e armëve për shitjen e predhave të tankeve që kapin vlerën prej 106.5 milionë Dollarë, të cila do dërgohen në mënyrë të menjëhershme në Izrael, tha Pentagoni përmes një deklarate.

Predhat janë pjesë e një pakete më të madhe, për të cilën administrata e Presidentit Biden po kërkon miratimin nga Kongresi, një zhvillim që u njoftua për herë të parë nga agjencia e lajmeve Reuters.

Paketa ka një vlerë prej më shumë se 500 milionë Dollarë dhe përfshin 45 mijë predha për tanket izraelite të tipit Merkava, që përdoren rregullisht në ofensivën e Izraelit në Gazë, që ka shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve.

Ndërsa luftimet intensifikohen, mënyra se si po përdoren armatimet amerikane dhe në cilën zone të konfliktit, po vëzhgohen me kujdes, edhe pse zyrtarët amerikanë janë shprehur se nuk kanë plane për të vendosur kushte për ndihmën ushtarake ndaj Izraelit apo për të mos lëvruar ndonjë pjesë të saj.

Aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësim mbi shitjen e predhave, duke thënë se akti bie ndesh me përpjekjet e Uashingtonit për të ushtruar trysni ndaj Izraelit për të ulur numrin e viktimave civile.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha të shtunën se Uashingtoni vazhdon të ketë një komunikim të qartë me qeverinë izraelite lidhur me respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të ndërmarrë çdo hap të mundshëm për të shmangur lëndimin e civilëve.

Paketa e propozuar për shitjen e armëve për Izraelin shpreh angazhimin e Shteteve të Bashkuara për sigurinë e këtij vendi dhe për forcimin e aftësive të tij mbrojtëse, tha zyrtari.

Sipas deklaratës së Pentagonit, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ofroi një justifikim të detajuar për Kongresin se predhat e tankeve duhet t’i jepen Izraelit menjëherë, në interes të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara,

Pentagoni tha se shitja e predhave nuk do të ketë asnjë ndikim negativ në gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për t’u mbrojtur.

Tanket izraelite Merkava, që përdorin predha 120 mm, janë të lidhura me incidente, ku kanë humbur jetën edhe gazetarë./VOA



Ju sugjerojmë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
Kronikë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

13 Qershor, 2026 10:44 pm
Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

13 Qershor, 2026 10:40 pm
Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

13 Qershor, 2026 9:12 pm
Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
Kryesore

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

13 Qershor, 2026 7:51 pm
Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren
Bota

Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren

13 Qershor, 2026 7:50 pm
Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë
Aktualitet

Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë

13 Qershor, 2026 6:46 pm
Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës
Aktualitet

Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës

13 Qershor, 2026 6:43 pm
Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa
Bota

Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa

13 Qershor, 2026 4:43 pm
Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë
Bota

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë

13 Qershor, 2026 3:02 pm
Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët
Kronikë

Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët

13 Qershor, 2026 2:09 pm
Para
Lufta e Izrael-Hamas/ OKB paralajmëron: Gjysma e popullsisë së Gazës po vuan nga uria

Lufta e Izrael-Hamas/ OKB paralajmëron: Gjysma e popullsisë së Gazës po vuan nga uria

Dy fëmijët e Liridona Ademajt merren në përkujdesje nga shteti suedez

Dy fëmijët e Liridona Ademajt merren në përkujdesje nga shteti suedez

Po lihet Ukraina në baltë?

Po lihet Ukraina në baltë?
















TE FUNDIT

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
13 Qershor, 2026

Moisi Habilaj është arrestuar mbrëmjen e sotme në Borsh, gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit....

Lexo më shumë

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
13 Qershor, 2026

Pas përfundimit të fjalimeve në protestën para Kryeministrisë, qytetarët janë përhapur nëpër rrugët e Tiranës, me protestuesit që janë duke...

Lexo më shumë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
13 Qershor, 2026

Sali Berisha, në një takim me fermerët në Cërrik, i bëri thirrje të rinjve që të bëjnë të pamundurën për...

Lexo më shumë

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
13 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka marrë shkas nga thirrjet për bojkotin e koncertit të Ylli Limanit për të reaguar sërish për protestën qytetare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}