Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prapaskenat e takimit/ Çfarë i premtoi Nishani Erdoganit për njerëzit e Gylenit në Shqipëri

2016/12/22 at 2:37 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Prapaskenat e takimit/ Çfarë i premtoi Nishani Erdoganit për njerëzit e Gylenit në Shqipëri

Vizita zyrtare në Turqi e kreut të shtetit shqiptar, Bujar Nishani, është shfrytëzuar sërish nga Presidenti, Recep Tayyip Erdogan për të paraqitur edhe njëherë kërkesën e Ankarasë që Tirana të bashkëpunojë në luftën kundër organizatës FETO, të Fethullah Gylenit. Dhe konfirmimi që ka marrë nga Nishani, mësohet të ketë qenë pozitiv. Kaq ka mjaftuar që Erdogan ta falenderojë Shqipërinë për këtë vullnet të shprehur.


Siç njofton Anadolu Agency, Presidenti i Turqisë në fjalën e mbajtur në konferencën e përbashkët për shtyp ka vënë në dukje se në takimin me homologun shqiptar është biseduar edhe rreth asaj që ai e ka cilësuar si organizatën terroriste Fetullahçi (FETO).

Por kjo temë e bisedës dypalëshe, për arsye ende të paqarta, nuk është bërë publike nga pala shqiptare, raporton “BalkanWeb”. Në njoftimin e Presidencës nuk është përmendur në asnjë rresht, fakti se mes Nishanit dhe Erdogan të jetë diskutuar kjo çështje.

Duket se kjo është edhe arsyeja që pala turke vendosi sot ta bëjë publik këtë fakt. Anadolu Agency, duke cituar Erdogan raporton se Presidenti i Turqisë është shprehur gjatë takimit me Nishanin se Turqia ka marrë mbështetjen e kreut të shtetit shqiptar për të bashkëpunuar në luftën kundër FETO-s.

“Është e drejta jonë të kërkojmë që Shqipëria të pastrojë territorin e saj nga elementët të cilët janë kërcënim për Turqinë. Jemi në bashkëpunim me policinë e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe për sigurinë. Vendi jonë është duke dhënë përvojën dhe kontributin e tij ndaj policisë së Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit. Në këtë fushë zhvillojmë trajnime të ndryshme. Këto trajnime do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Gjatë takimit me Nishanin folëm edhe për organizatën terroriste FETO si dhe luftën kundër saj. Unë e falënderoj personalisht dhe në emër të popullit tim për ndihmën e dhënë ndaj nesh në lidhje me këtë çështje”, ka theksuar ndër të tjera Erdogan, raporton Anadolu Agency.

erdogan-gylen-620x428-400x276

Siç ka lënë të kuptohet në fjalën e tij, Presidenti i Turqisë ka falenderuar Shqipërinë për ndihmën e dhënë në lidhje me luftën kundër FETO-s, por pa dhënë shumë detaje. Se cilat janë rezultatet e kësaj lufte dhe cili ka qenë kontributi konkret i Shqipërisë, kjo nuk dihet ende. Fakti që pjesë e delegacionit zyrtar të Nishanit ka qenë edhe kreu i SHISH-it, Visho Ajazi Lika, e shton edhe më tepër misteret, raporton “BalkanWeb”. Për më tepër që Presidenca shqiptare u mundua ta fshihte këtë detaj nga njoftimi për shtyp.

Pas tentativës së 15 korrikut për grusht shteti në Turqi, Ankaraja zyrtare i dërgoi një kërkesë zyrtare Tiranës, të quajtur ndryshe si “Lista Gylen”, ku siç edhe u raportua në media bëhej fjalë për një listë personash që mbështeten financiarisht dhe janë përfaqësues të Fethullah Gylenit në Shqipëri, duke drejtuar veçanërisht institucione arsimore. Edhe aso kohe pala shqiptare heshti për këtë fakt, ç’ka e detyroi ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, Hidayet Bayraktar ta pranonte në media ekzistencën e kësaj letre.

Edhe më herët, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nga sheshi i Namazgjasë ku ndodhej për fillimin e punimeve të xhamisë së re të kryeqytetit, lëshoi alarmin: “Nxirrni jashtë Shqipërisë Lëvizjen Gylen!”. Erdogan nuk e përmendi me emër lëvizjen e Gylenit që qëndron dhe jeton në SHBA, dhe të cilin pasi e kishte aleatin më të madh e ka shpallur një terrorist. Sherri mes tyre ka filluar pas protestave në parkun Gezi, kur struktura e Gylenit shumë e fortë në Turqi filloi të nxjerrë përgjime për korrupsionin e familjes së Erdoganit dhe ministrave të tij.

Që prej verës së vitit 2013 ata janë në një luftë të hapur. Dhe për të vazhduar këtë luftë Erdogan ka zgjedhur edhe Tiranën ku sipas analistëve turq fondacioni Gylen ka rrjetin më të përhapur nga të gjitha vendet e Ballkanit.

Pasi tha se për nxjerrjen jashtë të vllazërisë Gylen ai kishte folur dhe me homologun e tij Nishani dhe me kryeministrin Rama, Erdogan deklaroi nga Tirana në maj 2015, me një stit autoritarist, duke kërkuar përjashtimin e armiqve të tij nga Shqipëria. Ai i quajti ata “strukturë paralele terrorriste”. “Ne i zëvendësojmë të gjitha ato shërbime që kjo organizatë ka zhvilluar në Shqipëri. Këtë duhet ta keni të qartë”, – tha aso kohe Erdogan, pasi përmendi fondet e dhëna për xhamitë e Korçës, Elbasanit, Prezës dhe Tiranës. /BalkanWeb



Ju sugjerojmë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar
Aktualitet

Ndarja nga jeta e ish-Emirit të Katarit, reagon Rama: Një burrë shteti vizionar

12 Korrik, 2026 12:59 pm
Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier
Kronikë

Rrahën brutalisht shoqen e tyre dhe e filmuan, dalin para gjykatës 3 vajzat në Fier

12 Korrik, 2026 12:54 pm
Zbulohen tre raste të kultivimit të kanabisit në Lezhë, arrestohen tre persona
Kronikë

Zbulohen tre raste të kultivimit të kanabisit në Lezhë, arrestohen tre persona

12 Korrik, 2026 10:21 am
Para
Kush është Eleni Fureira, këngëtarja e famshme në Greqi që për vite mohoi origjinën shqiptare

Kush është Eleni Fureira, këngëtarja e famshme në Greqi që për vite mohoi origjinën shqiptare

Basha në Kukës: Do anulojmë pagesën për Rrugën e Kombit

PD: Vetingu sot, nën kontrollin e kryeministrit

Foto/ ​Zbulohet formacioni, ja si do luajë Shqipëria ndaj Lihtenshtejnit

FIFA publikon renditjen e re, ja ku ndodhet Shqipëria
















TE FUNDIT

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në kthesën e Viroit, kur një motoçiklist është...

Lexo më shumë

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
12 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se miliona sy u drejtuan nga Shqipëria, për shkak të organizimit të koncertit të Kanye West...

Lexo më shumë

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
12 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat që kanë vijuar në vend, duke theksuar se qeveria po dëgjon me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}