Kryesore

Pranoi mandatin e deputetit, Ori Nebiaj zëvendëson Grida Dumën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:14 - 15/11/22 |
Opi Nion

Orjela Nebiaj ka pranuar mandatin e deputetit, pas largimit të Grida Dumës. Në fakt Nebiaj dhe Duma kanë realizuar një rrokadë të mirëfillt mes PD dhe Top Channel.

Në një kohë që Duma mori drejtimin e një emisioni në këtë televizion, Nebiaj lë një tjetër emision për të shkuar si deputete e PD.

Mësohet se Nebijaj ka firmosur formularin e pranimit të mandatit, ndërsa formulari do të dorëzohet ditën e nesërme në KQZ.

Nebiaj kandidoi më 25 prill në qarkun e Tiranës, ku mori 5606 vota preferenciale. Nebiaj ishte e renditur e 18-ta në listën e PD-së, por pas rirenditjes në bazë të votave preferenciale ajo u ngjit një vend më sipër. Sakaq, Grida Duma njoftoi largimin nga politika më 8 nëntor.

Pas