Kronikë

Pranga dy vëllezërve, abuzuan me 20-vjeçaren me aftësi të kufizuara


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:23 - 22/06/20 |
Al Do

Një ngjarje e rëndë, që ka në qendër abuzimin dhe dhunën ndaj grave, është regjistruar në Kukës.

Një 20-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga dy persona.

Policia bën me dije se janë arrestuar Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç (vëllezër), banues në  fshatin Lojme, Kukës.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.

Materialet në ngarkim të shtetasve XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”. /Opinion.al

Pas