Bota

Raportohet rritja më e madhe rasteve me koronavirus në gjithë botën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:45 - 22/06/20 |
Al Do

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka raportuar rritje rekorde të numrit të të infektuarve me koronavirus brenda një dite.

Amerika Veriore dhe ajo Jugore kanë qenë në krye të listës. OBSH ka thënë se numri total i rasteve të reja në 24 orët e fundit ka arritur në 183,020, dhe më shumë se gjysma, 116,000, kanë qenë në territoret amerikane.

Sipas raportit të detajuar, Brazili ka raportuar më shumë raste, 54,771, Shtetet e Bashkuara kanë qenë të dytat, 36,617, dhe India e treta me 15,400 raste të reja të infektuarish.

Në kontinentin e Amerikës janë regjistruar më shumtë të vdekur po ashtu, 219,000, ndërsa Evropa renditet e dyta me 193,000 viktima, sipas OBSH-së.

Ndërkohë, të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, tregojnë se në nivel global, numri total i të prekurve me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, ka arritur në mbi 9 milionë dhe mbi 466,000 prej tyre kanë humbur jetën. /Opinion.al

Pas