Bota

Pompeo: Trump mund të takohet me presidentin e Iranit


               Publikuar në : 20:46 - 10/09/19 |
Opi Nion

Pas përplasjeve dhe sanksioneve ndaj Iranit, duket se SHBA po kërkon të gjejnë një marrëveshje.

Mike Pompeo, sekretari amerikan i Shtetit është shprehur se Presidenti Donald Trump mund të zhvilloj një takim me homologun e tij iranian Hassan Rouhani në sesionin e ardhshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së pa “asnjë parakusht”.

Pompeo theksoi dhe njëherë se SHBA nuk do të tërhiqet nga sanksionet e saj ndaj grupeve të caktuara, përfshirë edhe Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.

Kujtomë që pak ditë më parë, Irani është shprehur se do i refuzonte bisedimet më SHBA dhe do të vijonte me armatosjen e shtetit./ Opinion.al E.Xh.

Pas