Bota

Polonia heq taksat për rininë: Duhet të qëndrojnë dhe punojnë në atdhe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:59 - 30/07/19 |
el ida

1,7 milionë të rinj kanë braktisur Poloninë, ndaj autoritet kanë vendosur të hedhin hapa konkrete për të frenuar fenomenin që ka marrë përmasa dramatike.

Kryeministri Mateusz Morawiecki lajmëroi se këtë javë një ligj i ri do të hyjë në fuqi, dhe do të heqë taksën mbi të ardhurat për afro 2 milion punëtorë të rinj.

Kreu i ekzekutivit tha se largimi masiv i të rinjve drejt Perëndimit duhet të marrë fund dhe të rinjtë duhet të qëndrojnë e punojnë në atdhe. Ai deklaroi gjithashtu se përjashtimi nga taksat do të sjellë mundësi të reja për ta në mënyrë që ato të përputhen me mundësitë e ofruara nga perëndimi.

Polonia është anëtarësuar në BE 15 vite më parë dhe prej atëherë ka përjetuar disa vale emigracioni. Të larguarit janë kryesisht të rinj të cilët zgjedhin të punojnë në Perëndim, ndërsa më të prekura janë fshatrat dhe qytetet e vogla./Opinion.al

Pas