Sherri online mes Donald Trump dhe Elon Musk ka shkaktuar reagime të shumta të rivalëve politikë të dyshes.
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev në një postim në platformën X shkruan “mos u zini djema”.
“Ne jemi të gatshëm të lehtësojmë përfundimin e një marrëveshjeje paqeje midis D (Donald Trump) dhe E (Elon Musk) për një tarifë të arsyeshme dhe të pranojmë aksionet e Starlink si pagesë. Mos u grindni, djema!”, ka qenë ky shkrimi i tij në rrjete sociale.
Edhe senatori nacionalist Dmitry Rogozin reagoi ashpër, ku në një postim në X, shkroi “Nëse hasni probleme të pakapërcyeshme në SHBA, ejani tek ne. Këtu do të gjeni shokë të besueshëm dhe liri të plotë të krijimtarisë teknike.”
Marrëdhënia mes Trump dhe Musk u përkeqësua në mënyrë dramatike, pasi dje presidenti amerikan u shpreh se është i zhgënjyer. Musk u kundërpërgjigj duke pretenduar se Trump është në listën e Epstein.