Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Politika gjermane në Lindjen e Mesme nën presion

2025/06/16 at 9:39 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Politika gjermane në Lindjen e Mesme nën presion

Sulmi ajror izraelit ndaj Iranit dhe sulmet iraniane shënojnë përshkallëzim të ri në konfliktin e Lindjes së Mesme.


Gjermania tani përballet me një sprovë të madhe të politikës së jashtme.

Politika e Gjermanisë në Lindjen e Mesme është gjithmonë një akt balancimi. Tani do të jetë edhe më e vështirë.

Me sulmin e Izraelit ndaj objektivave në Iran, marrëdhëniet e ngushta midis Gjermanisë dhe Izraelit ka të ngjarë të vihen edhe më nën presion.

Siguria e Izraelit është pjesë e “kauzës shtetërore” të Gjermanisë, Kështu e ka formuluar ish-kancelarja Angela Merkel, që do të thotë Gjermania ka një përgjegjësi të veçantë për sigurinë e Izraelit për shkak të historisë së saj të vrasjes së miliona hebrenjve gjatë epokës naziste.

Pasardhësi i Merkelit, Olaf Scholz, e ripohoi këtë “kauzë shtetërore” pasi grupi radikal islamist Hamas kreu masakër të pashembullt në Izrael në tetor 2023.

Por veprimet gjithnjë e më të ashpra të Izraelit në Rripin e Gazës si hakmarrje pas sulmit terrorist të Hamasit në Izrael po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë pozicionimin për qeverinë gjermane në Berlin. Kancelari aktual Friedrich Merz tha disa ditë më parë: “Sinqerisht, nuk e kuptoj më se çfarë po bën ushtria izraelite në Rripin e Gazës dhe cili është qëllimi i saj”.

Një dëm i tillë ndaj popullsisë civile, tha ai, nuk mund të justifikohet më si një luftë kundër terrorizmit të Hamasit. Por kjo nuk ka pasur pasoja. Dërgesat e armëve gjermane në Izrael, për shembull, vazhdojnë.

Frika nga shkallëzimi i ri

Izraeli mbron sulmet e tij të fundit ndaj Iranit, duke përmendur një “kërcënim të menjëhershëm dhe ekzistencial” nga Irani. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, foli për një “sulm parandalues”.

Thuhet se Irani se ishte afër zhvillimit të një bombe bërthamore dhe Izraeli donte ta parandalonte këtë.

Qeveria gjermane ndan në thelb shqetësimet e Izraelit. Në një deklaratë për shtyp mëngjesin pas sulmit, kancelari Friedrich Merz përsëriti “se Izraeli ka të drejtë të mbrojë ekzistencën dhe sigurinë e qytetarëve të tij”.

Ai deklaroi se kishte folur në telefon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili e informoi për veprimet ushtarake dhe objektivat e tyre.

Më tej Merz: “Qeveria gjermane ka shprehur vazhdimisht shqetësimin e saj në lidhje me programin e përparuar të armëve bërthamore të Iranit për shumë vite. (…)

Ky program bërthamor shkel dispozitat e Traktatit për Mospërhapjen Bërthamore dhe përbën një kërcënim serioz për të gjithë rajonin, veçanërisht për shtetin e Izraelit.” Qëllimi duhet të mbetet “që Irani të mos zhvillojë armë bërthamore”.

Europa si spektatore

Reagimi i qeverisë gjermane ishte i parashikueshëm, thotë Hans-Jakob Schindler, një ekspert i Lindjes së Mesme në organizatën ndërkombëtare Counter Extremism Project. Gjermania luan vetëm një rol dytësor në konfliktin e Lindjes së Mesme dhe nuk është në gjendje të ndërmjetësojë në mënyrë aktive.

”Sigurisht, mund të ofrohet ta bëjë këtë. Por tani negociatat e drejtpërdrejta midis SHBA-së dhe iranianëve janë thelbësore”, tha Schindler për DW.

”Formati i negociatave të së kaluarës – Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe SHBA-ja me iranianët – nuk është më pjesë e kësaj formule. Fatkeqësisht, evropianët tani janë më shumë spektatorë sesa aktorë në këtë konflikt.”

Schindler nuk beson se përshkallëzimi aktual do të ndryshojë parimet bazë të politikës së Gjermanisë ndaj Izraelit.

”Ne nuk jemi thjesht një vend tjetër; ne jemi Gjermania me historinë e Holokaustit. Në këtë drejtim, nuk ka absolutisht asnjë zgjedhje tjetër morale dhe etike përveçse të tregojmë solidaritet me Izraelin.”

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që dikush duhet të miratojë automatikisht çdo operacion të ushtrisë izraelite dhe çdo vendim të qeverisë izraelite, vazhdoi Schindler.

”Qeveria e re federale dukej shumë më e gatshme të kritikonte sesa qeveria e mëparshme.”

Sa larg shkon e drejta për vetëmbrojtje?

Pas sulmit izraelit, eksperti i politikës së jashtme i SPD-së, Rolf Mützenich, i tha Deutschlandfunk se Izraeli kishte të drejtë për vetëmbrojtje. Megjithatë, kjo lidhej me një rrezik të menjëhershëm dhe një kërcënim ekzistencial.

Nëse Izraeli iduhej ta shfrytëzonte këtë të drejtë, me siguri do të trajtohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Mützenich theksoi gjithashtu rrezikun e programit bërthamor të Iranit.

”Teherani ka qenë gjithmonë i papërgjegjshëm në këtë spirale”, tha ai.

Çështja nëse sulmi i Izraelit ishte legjitim sipas ligjit ndërkombëtar po diskutohet mjaft.

Ekspertë ndërkombëtarë theksojnë se një sulm parandalues ​​justifikohet vetëm në rrethana shumë të ngushta – për shembull, në rastin e një kërcënimi të afërt që nuk mund të shmanget në asnjë mënyrë tjetër.

“Kjo nuk është vetëmbrojtje, por një sulm në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, tha Jan van Aken, kryetar i Partisë së Majtë gjermane, në një intervistë me DW. “Sigurisht, vendeve u lejohet të mbrohen nga sulmet.

Por ky nuk ishte një sulm akut me armë bërthamore. Përkundrazi: për shkak se inspektorët ndërkombëtarë janë në Iran, ne e dimë se Irani aktualisht nuk ka uranium të pasuruar shumë në nivelin 90%”, i cili është i nevojshëm për një bombë, tha van Aken. Sulmi eliminoi kontrollet.

Prandaj, Irani tani do të jetë në gjendje të ndërtojë një bombë më shpejt “sesa nëse do të kishim vazhduar të mbështeteshim në diplomacinë e matur”.

Qeveria gjermane tani duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që negociatat për një marrëveshje të re bërthamore me Iranin të mos ndërpriten. Gjermania ka “një përgjegjësi shumë të veçantë për Izraelin, për të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe për sigurinë e Izraelit. Kjo nuk do të mbarojë kurrë.

Por kjo nuk duhet të na pengojë të kritikojmë zhvillimin e paligjshëm të luftës në Gaza ose kundër Iranit dhe të ndërmarrim hapa të përshtatshëm, siç është njohja e Shtetit të Palestinës dhe ndalimi i dërgesave të armëve”, theksoi van Aken.

Siguria e institucioneve hebreje në Gjermani

Ndërkohë, disa politikanë e shohin përshkallëzimin midis Izraelit dhe Iranit si një kërcënim për situatën e sigurisë në Gjermani.

Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt (CSU), në konsultim me ministrat e Brendshëm të landeve, njoftoi se po forcohen masat e sigurisë për të mbrojtur institucionet hebreje dhe izraelite në Gjermani.

Gjermania duhet të jetë e përgatitur në rast se situata në Lindjen e Mesme shndërrohet në një kërcënim potencial për Gjermaninë. Ministria e Jashtme izraelite njoftoi se do të mbyllte të gjitha konsullatat dhe ambasadat e saj në të gjithë botën./DW



Ju sugjerojmë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
Ish-diplomati izraelit: Trump ka fuqinë për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Ish-diplomati izraelit: Trump ka fuqinë për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Vlorë/ Sekuestrohen 60 doza lëndë narkotike gati për shitje, pranga 21 vjeçarit

Vlorë/ Sekuestrohen 60 doza lëndë narkotike gati për shitje, pranga 21 vjeçarit

Për herë të parë në histori, MI6 do të drejtohet nga një grua

Për herë të parë në histori, MI6 do të drejtohet nga një grua
















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}