Veç gazit lotsjellës policia ka përdorur dhe botet me ujë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që janë vendosur në Pedonale, në rrugën mes qendrës tregtare Toptani dhe Parlamentit kanë hedhur ujë me bote ndërsa protestuesit ishin të ulur.
Policia ndërhyri fillimisht me gaz lotsjellës, por turma u shpërnda vetëm përkohësisht, për t’u rikthyer sërish.
Nuk mungojnë as tentativat për të prishur barrierat rrethuese të parlamentit, por edhe hedhja e sendeve të forta drejt hyrjes./Opinion.al